Bushati: Emisioni “Ça thu?”, zbuloi skandalin e prodhimit të kartave të identitetit dhe blerjen e votës

Aktualitet

BUSHATI-PORTRETLajmi që po bën bujë këtë pasdite dhe që ka fituar një shpërndarje marramendëse në mediat online është absolutisht ai i sekuestrimit të kanalit të Francesco Becchettit, Agon Channel.

Një ndër njerëzit e parë publik që ka reaguar për sekueston, është pikërisht ish kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Endira Bushati. Përmes një statusi në profilin e saj zyrtar në Facebook ajo e ka quajtur mbylljen e Agon Channel si mbylljen e kanalit të vetëm opozitar në vend.

BUSHATI -3 Gjithashtu me tej ajo shprehet në atë që ajo e ka cilësuar si diktaturë: “Pikërisht atëherë kur Emisioni “Ça thu?” i Agon Channel po hidhte dritë mbi skandalin e prodhimit të kartave të identitetit dhe blerjen e votës. Pas një beteje 2 vjeçare me Digitalbin për zbatimin e ligjit të medias. Pas kërkesës për të marrë pjesë në garën e frekuencave për rrjetet digjitale. Shteti “kujtohet” që ka nja 10 vjet që pronari pastron para.” – ka përfunduar znj. Bushati.BUSHATI-4