Doc. Arben MALAJ / Lajmi i mirë nuk është lajm. Debati për emigrantët jo vetëm për shqiptarët në Gjermani është në qendër të lajmeve sidomos në këtë vend. Lajmi i mirë nuk është lajm, ndaj më shumë po dominojnë lajmet negative për emigrantët tanë në Gjermani, ku rastet e sukseshme të studenteve të talentuar dhe individeve të sukseshëm janë jo të pakta.
Emigrimi që sot konsiderohet problem, jo vonë do të jetë domosdoshmëri për shumë vende europiane dhe sidomos për Gjermaninë. Studimet e trendeve demogreafike sidomos për Europën në plakje e argumentojnë këtë konkluzion. Slidet bashkangjitur japin shifra prej studimeve profesionale për mungesën- nevojën për fuqi punëtore në vendet e zhvilluara nga tani deri në vitin 2030.
BE gjithashtu aplikon kartën blu (http://www.bluecard-eu.de/eu-blue-card-germany/) e cila nuk ështe e barabartë me “Green card the SHBA”, të cilët nuk kanë në sistemin të tyre përzgjedhës më të arsimuarit. Ndërsa BE dhe Kanada përzgjedhin duke joshur- tërhequar nga vendet e Ballkanit kapitalin human më të mirëarsimuar. Individët nuk mund të kufizohen të përzgjedhin për të rikthyer sa më parë investirmin e tyre për mirëarsimim, por vendet e zhvilluara duhet të kenë strategji më të supportive ndaj vëndeve në zhvillim.
Një prej tyre duhet të jetë heqja e çdo barriere procedure, apo kosto për çdo studente dhe staf akademik për t’u mirëarsimuar në universitetet europiane. Minimalisht kjo duhet të ndihmoj që diferenca midis të mirëarsimuareve nga vendet e Ballkanit, minus ata që emigrojnë nëpërmjet “Blu Card” dhe çdo mundësi tjetër ligjore, të jetë pozitive.
Pra në vendet tona të mbeten sa më shume të mirëarsimuar.
Asnjë faktor tjetër i zhvillimit përfshi edhe teknologjinë nuk mund të kthehet në faktor dominues në rritjen e produktivitetit të ekonomive të vendeve në zhvillim, pa rritjen e kapitalin human dhe social.
Ne duhet të përsosim sistemin tonë arsimorë nga niveli më i ulët deri në atë më të lartë, në përputhje me kultrurën e përgjithshme dhe trendet e tregjeve të reja të punës në vendet europiane. Njëkohsisht Europa e Bashkuar pa rritur mobilitetin, lirinë e lëvizjes së fuqisë punëtore nga një shtet në tjetrin rrezikohet të mos funksionojë si një zonë optimale e monedhës.
Dëshirojmë që në vendin tonë të ketë mundësi për të rrinjtë tanë për punë dhe promovim, por nuk duhet të harrojmë se kufijtë fizike brenda Europës gjithnjë e më shumë duhet të jenë pjesë e historisë. Bashkëpunimi dhe rritja e mundësive për emigrim ligjore përfshi edhe atë sezonal, është strategjia më e mirë për të reduktuar emigrimin jo ligjore i nxitur nga diferenca e madhe në nivelin e të ardhurave dhe cilësisë së shërbimeve thelbësore publike.
Arben Malaj,ish-minister i Ekonomisë