Prof. Fane S. Tarifa / Shumë studiues, historianë, filozofë e sociologë shprehen se ngjarjet dhe risitë sociale kalojnë në një lloj përsëritjeje, por në një nivel të ri më të lartë se i mëparëshmi. Këtu ka një të vërtetë historike, të cilës nuk mund t’i shmangemi dhe ja le të shohim një diçka të thjeshtë, që ne vazhdimësi e kemi përjetuar të gjithë.
Bijtë e bejlerëve, tregëtarëve, pra të njerëzve të pasur (duke përjashtuar ndonjë tejet të rrallë nga shtresat e vegjelisë) tek ne para çlirimit vazhduan shkollat jashte shtetit dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre nisur dhe nga dijet e përvetësuara dhe shpirti i tyre rinor që kërkonte ndryshime, përqafuan idete e majta dhe u shpallën edhe komuniste pa çka se vetëm komunistë që nuk kanë qene asnëherë. Ata udhëhoqën ndryshimet dhe bënë eksperimente me këtë popull dhe këtë vend e në fund dështuan.
Më vonë shohim se qenë përsëri bijtë e tyre ata që morën pozicionimin e prerë antikomunist dhe u bënë demokrate të flaktë, duke motivuar ndryshime të sistemit kapitalist.
Pra, pasuria ngeli në po të njëjtat duar, të atyre që në emër të popullit shfrytëzojnë egërsisht këtë popull.
E ne të tjerët shohim si ata formulojnë ligje të huazuara nga vende me standart më të lartë zhvillimi, se si këto ligje janë në favor të tyre si mburojë për gjithë prapësitë që ata kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë, e kërkojmë drejtësi nga TE PADREJTET !
Pra ja si përsëritet historia: Ata që kanë qenë të pasur vazhdojnë të mbeten po të pasur dhe fukarenjtë do të vazhdojnë të prodhojnë e krijojnë për të pasurit, se ata kanë në pronësi dijen, kulturën, traditat, pushtetin me ligjet që i bëjnë vetë, pra kane dhe do të kenë gjithçka.