Më 9 gusht në mbrëmje humbi jetën gjatë punës 42 vjeçari Adriatik, babai i dy fëmijëve në Almiro të Magnisias. 42 vjeçari shqiptar rrit numrin në 5 viktima brenda periudhës 14 ditore.
Shpëtim Znxhiria / Athinë
Ky aksident shton numrin e viktimave shqiptar që kanë humbur jetën në punë e sipër, aksidente që askush nuk u interesua për të parë se si humbasin jetën shqiptarët në vendin fqinjë. Me dhjetra raste të tilla janë regjistruar në listën e zezë, në atë listë që askush nga ne nuk do ta dëshironte. Por...
Shumica e aksidenteve në veprat e punës nuk janë raportuar, pasi biznesmenët apo pronarët veprojnë të pakontrolluar nga punëtorët e pasiguruar dhe kushtet e skllavërisë.
Një shëmbulli konkret ishte ai i vitit 1996 ku një shqiptar humb jetën në punë, Punëdhënësi, për të mos u mësuar aksidenti nga të tjerrët, u përpoq për ta varrosur atje ku punonte viktima, në minierë. Për shkak se disa kolegë kishin reaguar ai u detyruar ta deklaronte këtë vdekje. Por 12 vite më vonë, më 2008 u bë një aksident identike, përsëri viktimë një punëtor shqiptar i siguruar këtë kohë në sigurime shoqërore. Punëdhënësi bën një akt ç’njerëzor, aq sa, për gjithë natën transportoi trupin e të ndjerit në kufirin greko-shqiptar dhe e la atje. Familja nuk kishte para për të varrosur të vdekurin. Por një shoqatë mblodhi për të mbështetur familjen për varrosjen e viktimës, ndërsa disa sindikata të tjera kanë refuzuar për të ndihmuar me argumentin se ” nuk është i përhershme, nuk është grek” …
Nga aksidentet në punë është vënë re se kontrolli vjen vetëm kur deklarohet se ka një të vdekur. Në ndërtimin e veprave të Olimpiadës 2004 nga 18 të vdekur, tetë prej tyre ishin shqiptar. Ka ndodhur që kur është vrarë shqiptari në punë, pronari apo punëdhënësi e kanë mbuluar trupin e viktimës me thasë bosh çimentoje dhe me plasmasë për të mos u parë nga punëtorët e tjerë, deri sa të mbaronte orari i punës. Pamje të cilat janë transmentuar nga televizioni grek në lajmet kryesore të mbrëmjes.
Numri më i madh i aksidenteve në punë është bërë gjatë punimeve në ndrtimin e veprave të Olimpiadës të Lojrave Olimpike 2004 në Athinë.
Në vitin 2002 u regjistruan 153 aksidente vdekje, ku ndërmjet tyre 21 ishin shqiptarë, ndërsa numri i aksidenteve më i ulët është shënuar në vitet 2000-2001, me 7 raste vdekje.
Mosha më e re në këto aksidente është 16 vjeç me një rast, si dhe 18 vjeç, ku janë regjistruar dy të tilla, ndërsa mosha më e madhe 54 vjeç.
Numri i të vrarëve në punë nga viti 1999 – 2010 është 107 emigrantë shqiptarë, pa llogaritur me dhjetra të tjerë emigrantë që kanë mbetur invalidë për gjithë jetën
Aksidentet në punë
Për vitin 1999 janë aksidentuar për vdekje 11 shqiptar, me moshë mesatare 27 vjeç.
- Loren Koleci 26 vjeç
- Asqeri Qorri 40 vjeç 13/05/1999 Egalio
- Vangjel Prifti 23 vjeç 18/03/1999 ishulli Kos
- Elion Luftar 25 vjeç 23/04/1999 Pirea .
- Klement Sakeri 37 vjeç 13/05/1999
- Genc Micsokoli 27 vjeç.
- Hajdar Bragu 36 vjeç 24/07/1999 Halandri-Athinë.
- Erion Metaj 27 vjeç 07/1999 Pirea.
- Jani Gjika 25 vjeç 24/11/1999 Markopulo.
- Mihal Gjini 42 vjeç 24/11/1999 Markopulo.
- Eduart Hilaj 20 vjeç 3/12/1999 Atiki
Viti 2000
U regjistruan në total 127 vdekje ne punë
- Sokrat Tereziu 3/02/2000
- Florentin Brumari 29 vjeç 26/06/2000
- Flamur Arapi 24 vjeç 26/06/2000
Viti 2001
U regjistruan në total në Greqi 188 vdekje
- Kristo Zasi 31 vjeç 28/05/2001
- Rushit Leka 39 vjeç 30/07/2001
- Astrit Renzedi 22 vjeç 2/08/2001
- Vangjel Ymeri 45 vjeç 10/06/2002
Viti 2002
U regjistruan 153 aksidente vdekjeprurëse, ku midis tyre edhe 21 shqiptar
- Hysen Shira 22 vjeç 17/12/2002 Athinë
- 2/09/2002 Koridalo-Pirea
- Mario Perletshi 27 vjeç 10/09/2002 Elefsina
- Rakip Hoti 44 vjeç 5/09/2002 Hania-Krete
- Eldison Demaj 16 vjeç 13/01/2002 Mersinas Grevenon
- Gramos Gjinolari 34 vjeç 22/10/ 2002 Patra
- 25 vjeç 6/11/2002 Pllaka Apokoronu Hania.
- 40 vjeç 15/11/2002 Hajdari-Athinë
- Majro Hysenbelliu 41 vjeç 19/11/2002 Elatia
- Astrit Koçi 35 vjeç 26/03/2002 Fshati Olimipik Athinë
- Vangjel Meri 45 vjeç 10/06/2002 Fshati Olimpik Athinë
- Marinel Manea 32 vjeç 19/07/2002 Fshati Olimpik Athinë
- Jani Kreku 29 vjeç 3/02/2002 Markopolu
- Viktor Alias 27 vjeç 18/07/2002 Athinë
- Kastriot Konteseri 36 vjeç 10/09/2002 Pirea
- Vasil Podini 48 vjeç 17/09/2002 Athinë
- Shkëlqim Qurri 18 vjeç 11/10/2002 Halkidhiki
- Ali Vareti 29 vjeç 15/07/2002 Fshati Olimpik Athinë
- Marinel Manea 32 vjeç 19/07/2002 Fshati Olimpik Athinë
- Fitim Krosi 27 vjeç 3/07/2002 Athinë
- 24 vjeç 13/06/2002 Iraklio Krete
Viti 2003
U regjistruan 145 vdekje nga aksidente në punë, ku 26 ishin emigrantë, nga ku 10 prej tyre ishin shqiptar
- Artian Kontakçi 33 vjeç 4/07/2003
- Dalip Doka 51 vjeç 16/12/2003 Fshati Olimpik-Marusi
- Petraq Naska 42 vjeç 14/11/2003
- 30 vjeç 14/11/2003 Nea halkidhona Selanik
- Aleks Baçi 32 vjeç 8/10/2003 Athinë
- Jani Kreku 29 vjeç 5/06/2003 Athinë
- 43 vjeç 13/10/2003 Volo-Larisa
- A . E 18 vjeç 29/09/2003 Krisavgi- Lagadha
- Vasil Rasa 42 vjeç 30/07/2003 Mënidhi-Athinë
- Milo Zote 23 vjeç 16/12/2003 Metro/Dafni- Athinë
Viti 2004
U regjistruan 123 vdekje në punë
- Bledi Pali 21 vjeç 24/11/2004 Kozani-Ptolemajdha
- Sokrat Bushka 50 vjeç 6/07/2004 Palio Prodhomos Imathias
- Sotir Seka 51 vjeç 21/07/2004 Fshati Olimpik Athinë
- Vlash Marzini 36 vjeç 12/01/2004 Zaruhlika Patra
- Milo Zote 23 vjeç 8/01/2004 Athinë (Metro)
- Emil Zotaj 23 vjeç 9/01/2004 Athinë
- Edi Deshuk 49 vjeç 1 9/03 2004 Athinë
- Adrian Zondi 29 vjeç 5/05/2004 Athinë
Viti 2005
U regjistruan 105
- Shkëlzen Korkaj 34 vjeç 21 /02/2005 Athinë
- Tomi Leka 27 vjeç 26/05/2005 Zakynthos
- Kristo Lambro 54 vjeç 1/07/2005
- 20 vjeç 20/07/2005 Salamina
- Artan Brajlika 33 vjeç 25/11/2005 Larisa
- Jorgo Spiro 20 vjeç 5/05/2005 Saronidha
- Afrim Metaj 21 vjeç 22/03/2005 Neo Iraklio
Viti 2006
U regjistruan në total 125 vdekje
- Edi Peto 38 vjeç 05/2006 Athina
- Lazar Noka 26 vjeç 9/06/2006 Perama
- Arben Bakuku 28 vjeç 1/06/2006 Halkida
- Vangjel Kako 38 vjeç 12/07/2006 Biotias
- Maksi Hoxha 50 vjeç 6/07/2006 Pirgos Ilias
- Kristo Meksi 35 vjeç 31/07/2006 Palio Faliro
- Niko Koto 45 vjeç 31/07/2006 Palio Faliro
- 41 vjeç 7/04/2006 Patra
- Lazar Gerrnioti 44 vjeç 24/01/2006 Potamo Kerkyras
Viti 2007
U regjistruan 115 vdekje në punë
- Poli Gjika 41 vjeç 27/04/2007 ishulli Samo
- Sokol Postiari 25 vjeç 12/05/2007 Halkida
- Eduart Idrizi 17 vjeç 30/05/2007 ishulli Rodos
- Bledar Jajai 24 vjeç 13/06/2007 ishulli Kretë
- Montho Lalla 8/09/2007 Gravia
- Gramos Gjinollari 34 vjeç 22/10/2007 Patra
- Marjo Hysenbelliu 41 vjeç 19/11/2007 Elatia Ftiotidas
- Fetim Krosi 27 vjeç 3/07/2007
- 24 vjeç 13/06/2007 Iraklio-Krete
- 48 vjeç 25/04/2007 Tavro-Athinë
- Astrit Sufa 34 vjeç 24/03/2007 Zakintho
- Shpëtim Feterkoja 18 vjeç 2/03/2007 Pirea
- Lutfi Imami 45 vjeç 27/01/2007 Grevana
Viti 2008
U regjistruan në total 142 vdekje në punë
- Andrea Marko 1/03/2008 Larisa
- Fatos Salia 50 vjeç 22/05/2008 Nea Kios
- Sefedin Hizbeli 51 vjeç 18/10/2008 Athina
Viti-2009
U regjistruan në total 113 vdekje në punë
- Isa Koro 25 vjeç 17/02/2009 Egnatia – Grevena
- Vladimir Zajmi 34 vjeç 23/04/2009 Kozani
- Zeqir Lushka 39 vjeç 6/08/2009 Tcakonas
- Ymer Nezaj 50 vjeç 28/09/2009 Preveza
- 38 vjeç 11/03/2009 Kardhicë
- Adriatik Pika Selanik
- 30 vjeç 21/08/2009 Kardhicë
- Kosta Deli 27 vjeç 26/08/2009
- Flamur Fekoli 21 vjeç 27/08/2009 Tavro/Athinë
Viti-2010
U regjistruan në total 94 vdekje në punë
- Gazment Omuri 23 vjeç 10/02/2010 Rodos
- Vangjel Xhafa 35 vjeç 20/03/2010 Iraklio
- Gjergj Muçobega 28 vjeç 30/04/2010 Janinë
- Mehmet Heta 44 vjeç 15/05/2010 Astros Arkadias
- Arian Pjetri 35 vjeç 15/05/2010 Athina
- Dedë Suli 19 vjeç 23/06/2010 Magnisias
- Shpetim Bika 23 vjeç 12/09/2010 Atiki
- Lavdërim Kurti 41 vjeç 25/10/2010 Edesa
- Muhamet Rexha 46 vjeç 10/11/2010 Abelokori Thivon
- Asqeri Qorri 40 vjeç 13/05/1999 Egalio