Dritan Demiraj jep lamtumirën e fundit

3137

Një nga ministrat më të përgatitur që  vendi ynë fatkeqësisht e pati këtë kuadër super të përgatitur për një fare kohe te shkurtër. I jemi mirënjohës për aq sa kohë qendroi, pasi sot ky ministër i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj, me anë të një statusi në faqen e tij në “Facebook”, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen.

Ishte hera e parë që në këtë ministri të vinte dhe të shkonte një kuadër që mbushte të gjitha kriteteret profesionale dhe larg asaj politike, pasi nga sot do të rishohim përsëri ministra militant partie që nuk kanë asnjë lidhje me udhëheqjen e këtij dikasteri kaq të rëndësishëm. ministri Demiraj për aq kohe sa qendroi ne detyre beri atë ish paraardhësit e tij nuk e bënë…duke anashkaluar sot këtë punë të përsosur. Të jemi mirnjohës zoti Demiraj. Zoti të bekoftë.

Demiraj ka falënderuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën, kolegët në qeveri si edhe solli ndërmend disa nga rezultatet  e punës së tij gjatë kësaj kohe në krye të ministrisë së Brendshme.

Postimi i plotë

Te nderuar Miq!

Keto 12 jave ne detyre si Minister i Puneve te Brendshme ka qene nje nder i jashtezakonshem ti shërbeja vendit, qytetareve dhe te gjithe shtetasve qe jetojne e punojne ne Shqiperi.

Deshiroj qe ti shpreh mirenjohjen me te thelle kryetarit te Partise Demokratike, Z. Lulzim Basha per besimin per te kryesuar kete dikaster ne nje moment te veshtire per vendin dhe per mbeshtetjen e Tij te vazhdueshme shtetare per te realizuar detyrat tona kushtetuese.

Bashkepunimi me koleget ne qeveri, znj Mandia, Vukaj, Karabina, Kertusha, z Bardhi dhe Beqiri, koleget e shkelqyer te MPB, policise se shtetit, SHISH, Prokurorise se Pergjithshme, Prokurorise se Krimeve te Renda, Avokatin e Popullit dhe gjithe agjensive ligjzbatuese te vendit, kane qene ne frymen institucionale dhe me kete rast shpreh nje falenderim te madh per perballimin e nje sere sfidash te medha sic ishin mbarevajtja pa incidente e procesit zgjedhor, lufta pa kompromis ndaj kultivimit dhe trafikimit te lendeve narkotike, trafikimit te qenieve njerezore, lufta kunder terrorizmit, emergjencave civile dhe sigurimi i nje sezoni turistik te qete.

Prioriteti im per tolerance zero ndaj droges ne bashkepunimi me policine e shtetit prodhoi disa rezultate te dukshme: 37 tone kanabis i sekuestruar, 40 mije rrenje kanabis te shkaterruara, 13 skafe te konfiskuara dhe mbi 75 vete te arrestuar per kultivim dhe trafikim te lendeve narkotike. Masat për të goditur fenomenin e kanabisit kane qene maksimale duke i drejtuar operacionet dhe arrestimet dhe personalisht ne terren dhe jo masa prapagandistike.

Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme, Shërbimin Informativ dhe të gjitha institucionet e përfshira në planin e masave ka qene shumë i lartë, intensiv dhe smart. Kontrolli absolut i territorit ka qene dhe do te jete detyrë që çdo individ me uniformë policore duhet te angazhohet maksimalisht.

Nje falenderim te plote per cdo efektiv te ndershem te Policise se Shtetit. Organizata e Policise se Shtetit ka punonjës të përkushtuar, qe jane te front te pare në luftën kundër drogës në përgjithësi dhe trafiqeve të paligjshme ne vecanti, por sigurisht qe ka dhe individe te korruptuar, te implikuar ne lejimin e fenomenit te kanabizimit te vendit dhe kjo eshte sfide ne vazhdim e prokurorise qe ti dergoje prapa hekurave keta individe te korruptuar.

Kam dhe nje falenderim te sinqerte per gazetaret dhe median e lire, te cilat ne te shumten e rasteve kane ndihmuar ne percimin e mesazheve te mia publike, por ne disa raste dhe ka spekulluar per te ardhmen time. Per lidershipin dhe punen time keto tre e muaj jane thene shume te verteta, por fatkeqesisht jane shkruar dhe disa te paverteta per te ardhmen time qe nuk ka asnje lidhje me kete qeveri.

Kam qene dhe vazhdoj te jem i vendosur per te kontribuar ne drejtimin e agjensive ligjzbatuese qe merrem me ceshtje te sigurise dhe mbrojtjes kombetare.

Pune te medha e presin perpara Shqiperine!

Ju faleminderit. DD.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: