ALBAN DUDUSHI : GODITJE E RËNDE PËR PS-në , VELIAJ MERRTE…

Opinion

Gazetari Alban Dudushi e ka konsideruar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, një menaxher të shkëlqyer të kryeqytetit të Shqipërisë.

Në ‘Report TV’, Alban Dudushi tregon se kjo ishte një “goditje” e rëndë për Partinë Socialiste para zgjedhjeve, pasi sipas tij, Veliaj merrte vota të shumta nga elektorati gri.

“Për mua zoti Veliaj gjatë këtyre 10 viteve që është kryetar i bashkisë së Tiranës ka qenë një menaxher i shkëlqyer i qytetit. Ajo që Veliaj ka bërë në Tiranë është një punë që është në sytë e të gjithëve dhe e shohim të gjithë. Kështu që janë më shumë vota që i janë dhënë Velisë sesa janë socialistë që e mbështesin zotin Veliaj si kryetar bashkie. Në këtë lloj kuptimi unë mendoj se ka edhe një shqetësim qytetar që duhet ti japësh përgjigje për një kryetar bashkie i cili ishte në detyrë dhe qyteti mbetet pa kryetarin e bashkisë”, tha Dudushi.