Ambasadorja e SHBA jep mesazhin e FUQISHËM nga Vlora: Asgjë nuk mund të na ndalojë

124

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar nga Vlora festën e Pavarësisë së Shqipërisë. E veshur kuq e zi dhe me simbolin e shqiponjës në gjoks, ambasadorja Kim uroi në shqip “Gëzuar ditën e Pavarësisë”, poshtë ballkonit ku më 1912 u ngrit flamuri në Vlorë nga Ismail Qemali.

Ajo shkruan se 100 vjet më parë asgjë nuk mundi t’i ndalonte SHBA-të të mbronin pavarësinë e Shqipërisë dhe asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot.

“Asgjë nuk mundi ta ndalojë SHBA që të mbronte pavarësinë e Shqipërisë njëqind vjet më parë. Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot 109-vjetorin e #DitëssëPavarësisësëShqipërisë. Gëzuar!”, shkruan ambasadorja amerikane.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: