AP publikon listen kandidatëve për KLGJ nga avokatia: 10 emrat që përmbushin kriteret

Politika

Avokati i Popullit ka publikuar listën e kandidatëve që përmbushin kriteret ligjore të vlerësuar nga ana e Komisionit të pavarur Ad-hoc dhe të renditur sipas pikëzimit për Këshillin e Lartë Gjyqësor nga Avokatia.

 

Kjo listë  përmban emrat e 10 kandidatëve të pavarur që përmbushin kriteret.

 

I pari në listë renditet Sinan Tafaj, e më pas Arben Prifti, Fatos Lazimi, Sokol Lamaj, Genti Sinani, Arben Vani, Alban Tori, Saimir Vishaj, Fatmira Luli, dhe Gëzim Allaraj.

“Në përmbushje të detyrimeve ligjore të parashikuara në nenin 35 pika 1 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë, për vlerësimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga Avokatia, Komisioni i Pavarur Ad-Hoc, pas vlerësimit të kandidatëve që përmbushin kriteret formale, bën këtë renditje përfundimtare të kandidatëve sipas vlerësimit të tyre në pikë”, thuhet në njoftimin e AP.