Arrestimi i Belerit/ Kryeministri i Greqisë mesazh të fortë për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

Aktualitet Kulture

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis tha nga Brukseli se ishte “i zhgënjyer” nga Qeveria Rama, duke iu referuar arrestimit të Fredi Belerit.

Mitsotakis bëri të qartë se “Beleri” nuk është një çështje që Greqia “do ta lërë të kalojë lehte”, duke nenkuptuat një “kercenim” per rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Unë e konsideroj si një goditje për shtetin e së drejtës dhe për përpjekjet e Shqipërisë për të respektuar acquis evropiane. Një çështje shumë e rëndësishme për ne dhe zgjidhja ose moszgjidhja e saj, do të jetë një element i vlerësimit grek të rrugës evropiane të Shqipërisë. Respektimi i rregullave bazë të shtetit ligjor është një kusht i panegociueshëm për çdo vend që parashikon të bëhet anëtar i familjes evropiane. Kjo nuk është një çështje që do ta lë të shkojë kështu, pa pasur një reagim edhe nga Greqia“, tha Mitsotakis.