Arrestohet 32-vjeçarja që i vuri zjarrin partneriti që më pas vdiq, kishte marrë më parë10 mijë euro

Greqi

Greqi / 32-vjeçarja u arrestua pasi kishte hedhur alkol partnerin e saj  pak ditë më parë.

32-vjeçarja, e cila i hodhi alkool në trup dhe i vuri flakën 68-vjeçarit, u arrestua mëngjesin e së hënës (17/01) nga efektivët e Policisë së Limnit, i cili vdiq disa ditë më vonë.

Sipas informacioneve të eviathema.gr, ndaj saj është lëshuar një urdhër arresti nga Hetuesia e Kalkidës, ndërsa mëngjesin e së martës (18/01) ajo do të dërgohet në gjykatë.

Gruaja ka shkuar në shtëpinë e viktimës pasditen e 02.01.2022 dhe e ka larë me alkool për ta djegur të gjallë, ndërsa menjëherë më pas është larguar nga shtëpia duke e lënë të vetëm dhe të pafuqishëm.

Gruaja, sipas informacioneve të eviathema.gr, është përdoruese droge, ndërsa shumë herë është thirur nga autoritetet policore. Ajo ka pranuar në policinë e  Limnit se ka shkuar në shtëpi për ta djegur dhe e ka lënë pa e ndihmuar.

Ajo i kishte marrë më shumë se 10 mijë euro. Sipas të njëjtave informacione, 32-vjeçarja duket se nuk është hera e parë që ka vënë në shënjestër burrin në fjalë, pasi në të kaluarën i kishte marrë më shumë se 10 mijë euro.

Burri ka mbetur i pafuqishëm që prej natës së 2 janarit, pasi plazhi i Fragakit ka një popullsi të vogël, për pasojë është lokalizuar nga banorët pasditen e së enjtes 01/06 dhe është dërguar në Qendrën Shëndetësore Istiaia, ndërsa pak pas orës 22.30. ka qenë në urgjencën e Spitalit të Kalkidës, për shkak të rëndesës së djegieve dhe pak më vonë gjendja kritike e ka sjellë në spitalin “Evangelismos”.

32-vjeçarja është lënë e lirë, ndërsa pritet të ndiqet penalisht për vepër penale, raporton gazeta PROTO THEMA