Greqi: DRONE i policisë vë në pranga grupin kriminal shqiptar

162

Policia greke ka zbuluar biseda midis anëtarëve të organizatës kriminale, të gjithë me origjinë shqiptare, vepronin në Athinë dhe Mykonos.

Sipas gazettes greke PROTO THEMA “Policia Greke me anën e dronit ka zbuluar planet të veprimit të grupit kriminal, i cili trafikonte sasi të kokainës në Mykonos. Në një raport përkatës, të detajuar, ajo shpalos mënyrën në të cilën katër kriminelët me ​​origjinë shqiptare “goditën” ishullin.

Pas monitorimit të qarkut nga DRONE i Policisë Greke, dolën në dritë fotot e autorëve, të cilët u arrestuan disa ditë më parë dhe akuzohen, ndër të tjera, për shkelje të legjislacionit për mbajtjen e armëve, eksplozivëve dhe falsifikimi i dokumenteve të udhëtimit.

Disa nga anëtarët e grupit duken kanë qenë në vëmëndje të autoritetet në të kaluarën. Aktivitetet e kriminelëve nuk ishin të kufizuara në Mykonos, por edhe në Athinë, ku ata organizuan planet e tyre kriminale dhe trafikuan substanca narkotike.

Vihet re në foto se policia tregon se ka sekuestruar shumë të mëdha parash nga transaksionet e grupit.

Por sipas gazetes greke, një burrë i paidentifikuar, i cili fliste rrjedhshëm greqisht, zbuloi në Polici veprimin e shtetasve shqiptarë.

Siç rezulton, një nga të arrestuarit 30 vjeçar quhet N.K, dhe kishte në zotërim një motor Triumph Tiger, me të cilin po vepronte për të promovuar organizatën.

Autori i dytë, i cili morri pjesë në trafikimin e kokainës dhe u identifikua, është M.R., i cili kishte rene ne dore te Autoritetet nëntë vjetë më parë, në tetor 2012, kur u arrestua për trafik droge.

Sipas të dhënave të raportit të policisë, 30-vjeçari N.K vazhdonte çdo ditë në trafikimin e kokainës, në kontekstin e takimeve me klientët e tij, në zonën e qendrës së Athinës.