Arsye të munguara

Kulture Letersi

Nga AGIM BASHA/

Shpesh ndjej se më mungojnë arsyet e gëzuara.
të fundjavës.
Sigurisht më ndodh duke kërkuar motive egzistenciale
se, në fshat kam munguar prej kohësh
dhe s’ di çfarë bëhet me pleqt e çdo më halle.
Qershitë, sigurisht që janë bërë.

Edhe zerdelitë besoj se janë nxirë.
Dielli që nga maja e limorit, pusi i borës a bunaçet
E di, edhe tek shtëpia jonë e vjetër, bën sehir.
Në fakt, jo, se kam harruar zakonin e lashtë
të leximeve mbi filxhanin e kafesë,
rit i lashtë, që më ka mbetur në mendje, ç’prej fëmijërisë.
Rit që edhe pas mua, sigurisht edhe për shekuj nuk do të vdesë.

Pleqtë me cigaret e dredhura duhan të rëndë
me hapin e matur dhe të vonuar.
Gjithmonë do të rregullojnë një gardh a ledh,
një mur të rrëzuar.

Por gjithsesi, tespihet dhe një bastun do kenë nëpër duar.
Historitë e vjetra, nuk do mungojnë gjithsesi.
veçse, Unë kam kohë që si kam dëgjuar
për të mijtën herë pyes për ritet pagane
baladën e Dhoqinës, këngën e Komitës,
ritin për ison, polifoninë.
Dhe truke të tjera labe.

Nuk e harroj dot festën e Panit,
mbrojtësin e staneve, barinjve dhe kopesë,
si fluiditet ka ardhur, si tingull, a si u përcoll nëpër gjak.
Yjësi Plejadash, mbase simfoni e hershme
gjithsesi ndër ta erdhi të mbetet
ndër ta, Bajrak.

Tani, e ndjej se kam një mijë arsye për të shkruar,
është koha që më mungon aq shumë.
Por jo dashuria ime në zemër,
për kujtimet, varret e prindërve, të gjitha dashuritë që kam lënë atje.
Në letër do ti hedh.
Sado që jam i vonuar.!