Tre të arratisurit e tjerë që u arratisën nga Drejtoria e Tranzitit në rrugën Petro Rralli në Athinë ditën e hënë ora 3 e mëngjesit janë arrestuar. Tashmë ka mbetur ende në kërkim Astrit Hasani me pseudonimin Titi, ose Jorgo.
Me urdher të Prokurorisë është publikuar nga policia fotografia e 35 vjeçarit, pasi informacionet bëjnë fjalë se shqiptari ndodhet ende në Athinë.