Austria: “Së shpejti 15,000 teste të koronavirusit në ditë”

Bota Shendeti

Kancelari Federal Sebastian Kurz, sëbashku me Zëvendës Kancelari Werner Kogler , Ministrin e Brendshëm Karl Nehammer, si dhe Ministrin e Shëndetësisë Rudolf Anschober, kanë dolë para kamerave sot përsëri (martën) për të dhënë informacione rreth situatës aktuale për coronavirusin.

“Mbi të gjitha, duhet të krijohen kapacitete shtesë të testimit, deri në 15,000 në ditë me kusht që të marrim lëndët e para nga tregu botëror. Tani jemi duke kaluar një kohë sfiduese. Ne do të jemi në një fazë pas Pashkëve që është më shumë e ngjashme me atë të sotmen sesa normalja. “Ju lutemi të jeni të durueshëm”,  tha Kancelari Kurz, ndërsa Nënkancelari Kogler njoftoi se aplikimet e para nga kompanitë për fondin e vështirësive ekonomike mund të dorëzohen qysh në javën e ardhshme: “Pagesa e parë duhet të jetë e shpejtë dhe jo burokratike.”