Lidhur me arratisjen ne Shqipëri te 20-vjeçarit te dyshuar shqiptar ne sulmin që solli vdekjen e te riut 19-vjeçar grek , ka folur për mediat avokati i familjes se viktimës duke deklaruar se Shqipëria nuk ekstradon persona te dyshuar në Greqi.
Paraditen e së dielës avokati i familjes së të riut fatkeq, Alexis Kougias ka folur në emisionin “MEGA Weekend” ka deklaruar se është “në errësirë të plotë”, pasi do të mësojë se çfarë është bërë deri më tani për të hetuar rastin, sapo autori i arrestuar të flasë.
“Dëgjoj zëra se janë identifikuar edhe 6-7 persona të tjerë. Herë dëgjoj se në sulm janë përfshirë 2 makina, herë të tjera 3. Dje më kanë thënë 4. Më jep përshtypjen e keqe që autorët e tjerë nuk janë arrestuar. Dëgjova që një u arratis në Shqipëri. Ajo që kam dëgjuar se do të lëshohet një urdhër arresti ndërkombëtar është një fletë e bardhë, sepse Shqipëria nuk ekstradon të dyshuar në Greqi. “Ai nuk do të vijë kurrë në Greqi të gjykohet, Shqipëria nuk i ekstradon”, vuri në dukje z. Kougias.