AVOKATI : SI DO TE FUNDOSEN POLITIKANET, GJYQTARËT, PROKURORËT, PRONARET E MEDIAVE, GAZETARËT…

Politika

Si do të fundosen politikanët, gjyqtarët, prokurorët, pronarët e mediave, gazetarët dhe “kokat” e krimit të organizuar që kanë rënë në përgjimet e “SKY ECC” dhe “EncroChat”. Gjykata Kushtetuese do t’i quaj të lidhshme provat, avokati Idajet Beqiri zbërthen skemën.

Teksa sistemi ligjore dhe demokracia në vendin tonë po përballen me sfida të mëdha, rasti i përgjimeve nga aplikacioni “SKY ECC” dhe EncroChat”, hedh dritë mbi një rrjet të gjerë korrupsioni dhe keqpërdorimi pushteti. Politikanë, gjyqtarë, prokurorë, figura të njohura të medias dhe “kokat” e krimit të organizuar janë të përfshirë në një skandal që mund të shkundë themelet e institucioneve tona. Kjo situatë vjen në një moment delikat, ku Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendimin e saj mbi ligjshmërinë e provave të marra, duke pasur parasysh precedentët ndërkombëtarë, sikundër ndodhi javën që shkoi, ku përgjimet e “SKY ECC” u konsideruan të ligjshme nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, e cila vendosi që ato të përdoren si prova.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj situate, gazeta “SOT”, bisedoi me avokatin e njohur, Idajet Beqiri, i cili shpreh bindjen se kushdo që ka rënë në përgjimet e “SKY ECC” dhe “EncroChat”, do t’i duhet të japë llogari para drejtësisë, pasi siç thekson ai, edhe Gjykata Kushtetuese ka shumë mundësi t’i quaj të ligjshme provat, duke qëndruara në të njëjtën linjë me Gjykatën e Strasburgut. Ndërkohë avokat Idajet Beqiri gjatë intervistës për gazetën “SOT”, ka bërë një analizë të thellë mbi skemat e krimit të organizuar dhe përfshirjen e figurave të larta politike, duke zbuluar se si disa individë, si ish-kryeministri Sali Berisha, kanë kryer veprime të rrezikshme që minojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë kombëtare.

-Avokat Beqiri, teksa Gjykata Kushtetuese në Shqipëri nuk ka caktuar ende një datë për të shqyrtuar dhe dhënë një vendim në lidhje me kërkesën e avokatëve mbrojtës së të pandehurve “Metamorfoza 1”, sa i përket ligjshmërisë së përgjimeve apo skripteve të përfituar nga bisedat, ka patur një vendim të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, duke iu referuar një rasti të ngjashëm, kërkesë e bërë nga shtetas britanik, të cilët pretendonin se ishin marrë këto materiale në rrugë të paligjshme. Është rrëzuar kërkesa e tyre dhe ka patur një reagim në lidhje me vendimin e Gjykatës edhe zoti Berisha, kryetar i PD i cili është në arrest shtëpie i cili është i pandehur për çështjen e kompleksit “Partizani”, është shprehur se ka denoncime dhe presione ndaj Gjykatës Kushtetuese në lidhje me shqyrtimin e kësaj dosje. Çfarë ndikimi do të ketë vendimi i gjykatës së Strasburgut për Shqipërinë, nëse konstatoni se gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese po vihen në presion në këtë rast?

Vendimi i Gjykatës Evropiane është i mirëpritur dhe është ligjor, pasi në ato përgjime frikë kanë vetëm kriminelët, vetëm ata që kanë bërë akte kriminale dhe janë përpjekur që të fshihen pas programeve të tilla që të fshehin veprimtarinë kriminale dhe kjo është një sinjal shumë i mirë për drejtësinë e sidomos për drejtësinë tonë pasi i ka marrë në konsideratë përgjimet në vend e ku kemi zbuluar grupe kriminale me organizime të mirëfillta dhe nuk kanë qenë vetëm siç thonë disa indicie për të shkuar te provat por ato kanë qenë prova të vërteta pasi flasim për afera korruptive, ngjarje të vërteta, vrasje, ku tregojnë autorët, mënyrën si janë lidhur me njëri-tjetrin e me radhë.

-Përveç personazheve të botës së krimit, duket se këto aplikacione janë përdorur edhe nga persona të veshur me pushtet politik e po ashtu edhe funksionar të drejtësisë. Çështja është në Gjykatë Kushtetuese ku zoti Berisha pretendon se janë vënë gjyqtarët kushtetues nën presion për t’u vënë këto skripte e biseda të përftuara nga aplikacionet. Cilat janë pritshmëritë tuaja përveç vendimit të Kushtetueses?

Gjykata Kushtetuese nuk mund t’i bjerë ndesh vendimeve të Gjykatës Evropiane, praktikave të krijuara deri më tani, nuk mund të bjeri ndesh edhe praktikave të tjera që sidomos pas ngjarjeve të Kullave Binjake në Amerikë, nëse do ta lëmë në mëshirën e Berishës dhe mendësisë të tija këtë problem, atëherë do të kishim akte terroriste të vazhdueshme dhe nuk do të kishim siguri kombëtare në një mori vendesh të botës. Berishën e tmerrojnë këto lloj përgjimesh që janë bërë.

-Ju keni informacion që ka qenë zoti Berisha përdorues i këtyre aplikacioneve?

Sali Berisha mbase nuk ka ditur vetë, por organizata e tij kriminale i ka përdorur ato. E nga ana tjetër, shqiptarët vihen në pikëpyetje, pasi thonë se vërtetë amerikanët vetëm me korrupsionin e kanë me Berishën gjithë këtë urrejtje të madhe ndaj tij apo i kanë ngrënë në besë Berisha në gjëra të tjera shumë herë më të rënda. Në fakt Berisha i ka ngrënë në besë amerikanët për gjëra shumë herë më të rënda që kanë të bëjnë me interesa kombëtare të SHBA-ve dhe me rrezikun që iu ka ardhur atyre e sidomos personelit të ambasadës së SHBA në Tiranë. Berisha jo vetëm organizoi hedhjen në erë të ambasadës bashkë me personelin brenda saj, por ai e ka mbajtur nën kthetrat e Alkaedës për gjashtë muaj me radhë këtë ambasadë, e cila nuk funksionoi për gjashtë muaj atëherë, pasi ishte e rrezikuar nga Alkaeda, të cilët i solli Berisha në Shqipëri dhe i pajisi me pasaporta, të cilët ishin në dijeni të stërvitjeve që bënin në Korçë e Pogradec.

Nëse Berisha shkeli në kallo amerikanët për trafikun e armëve që bëri në Uganda dhe bëri pjesë në këtë trafik armësh djalin e vajzën e tij dhe i bëri të tre kundër Izraelit, SHBA e kanë zbuluar një fakt të tillë. Kanë qenë pikërisht këto programe të cilat kanë zbuluar veprime të kësaj natyre dhe tashmë shtrohet alternativa të tilla. Lulzim Basha o duhet të lëshojë përfundimisht Berishën e të thotë të vërtetën për çfarë ka ngjarë jo vetëm për këtë ngjarje, por edhe për afera të tjera me vende të tjera, për Pranverën e Artë, çfarë trafiqe armësh kanë bërë me vendet tjera që kanë çfarë si grup kriminal i strukturuar me në krye Sali Berishën. Të gjitha këto Berisha i di dhe do i vijnë në formën e përgjimeve dhe do t’i paraprijë e të mos i japi rrugë kësaj prove që është nga më të rëndësishmet.