Basha ironizon Metën e Ramën: Ai i bie daulles, kurse ky tjetri prit të vijë të bëjë vertikalen këtu

Politika

I pranishëm sot në Kukës në një takim me banorët e këtij qyteti, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se kryeministri Edi Rama po bën çdo gjë për të hequr vëmendjen nga problemet e vendit. Gjithashtu në fjalën e tij, Basha ironizoi edhe ish-kreun e LSI-së, Ilir Meta, i cili u shfaq dje me daulle në Kukës.

“Ngeli nga futbolli në basketboll, nuk lë gjë pa bërë vetëm ta heqi vëmendjen nga ekonomia. Karikatura me elefantë e zebra, basketboll, prite kur të vijë të bëjë vertikalen këtu në Kukës, se ai tjetri (Meta) dje erdhi me daulle”, tha Basha.

Kreu  i PD-së gjithashtu tha se në Republikën e Re ai kërkon t’ia kthejë pushtetin popullit.

“Me Kushtetutë do shkarkojmë çdo pushtetar të zgjedhur që nuk i përgjigjet kërkesave tuaja. Do bëjmë një vend ku pushteti më në fund të jetë në duar të qytetarëve. Do marrim vendime që do i shërbejnë qytetarëve, dhe jo si ka ndodhur në këto 4 vite të mizershme të Republikës së Vjetër, pazar politik që është luajtur në kurriz të popullit të thjeshtë”, tha kryedemokrati.