Basha: Nuk ka bashkëjetesë mes Republikës së vjetër dhe të re

Politika

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në emisionin “Zonë e Lirë, tha se, PD ka sondazhet e saj por prova më e mirë do jetë e diela.

“Ne kemi sondazhet tona”. Por, më i rëndësishmi eshte ai i të dielës.  Rama eshte ne panik, qe shikon se shfaqjet e tij nuk po i shiten. Tani Rama flet si kryetar cirku. Ai eshte pergjegjes pasi mbushi Shqiperine me droge, rriti taksat, largoi shqiptaret. Atij i kanë mbetur tashmë tre manekinë”, tha Basha.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri publik për herë të parë se kush e kërkoi përjashtimin koalicioneve parazgjedhore, në marrëveshjen e 18 majit. ‘Kjo nuk ishte ideja ime. Republika e re mori rrëzimin e gjysmës së kabinetit, reformën kushtetuese. Për çështjet e koalicionit lëshuam. Por sot të gjitha partitë opozitare janë bashkuar me PD-në. Kryetarët e partive opozitare janë në listat e PD-së dhe po bëjnë thirje që të votohet numri 6-të’, deklaroi Basha, ku  foli dhe për koalicionet pas zgjedhore, ku tha se nuk do të ketë bashkëjetesë mes Republikës së Re dhe të vjetër.