Bashkia e Tiranës : Gati Shkolla e Mesme “Luan Hajdaraga” në Linzë

Aktualitet

Tiranës i shtohet dhe një shkollë e re, shkolla e mesme me ambiente moderne që mban emrin e Profesorit të nderuar Luan Hajdaraga, një figurë e shquar që dha vlera të pashlyeshme në arsimin kombëtar.

Ky lajm i mire nëpërmjet rrjeteteve sociale është bërë nga vetë kryebashkiaku i Tiranës z. Erion Veliaj, i cili ka vizituar vetë punimet përfundimtare të shkollës më të re në Tiranë, duke theksuar se, është gati të presë nxënësit në shtator, me 21 klasa, 4 laboratorë dhe terrene sportive.

Urime, respekte bashkisë për këtë vlerësim.