Kreu i PD Sali Berisha ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Demokratike, duke u dhënë deputetëve një porosi të qartë për angazhimin e tyre për mobilizimin e emigrantëve shqiptarë që të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të votuar në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas raportimit të gazetarit Osman Stafa, Berisha ka kërkuar nga deputetët e PD-së që të shtrijnë aktivitetin e tyre si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë saj, duke kontaktuar emigrantët dhe duke i bindur ata të mbështesin Partinë Demokratike.
Mobilizimi i diasporës ka qenë një nga prioritetet e deklaruara të Partisë Demokratike, duke synuar të sigurojë mbështetje nga komuniteti i madh shqiptar jashtë vendit në procesin zgjedhor të këtij viti.