Besnik Mustafaj ish ministri i Punëve të Jashtëme dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, i pyetur nga www.focusnews.al për të drejtën e votës së emigrantëve është shprehur në këtë mënyrë:
“Me lidhjen e ngushtë që mbajnë me vendlindjen, emigrantët janë pjesë organike dhe dinamike e jetës së Shqipërisë. E drejta e tyre për të votuar duhej të ishte e garantuar prej kohësh nga shteti shqiptar. Fakti që kjo nuk ka ndodhur ende, sipas mendimit tim, nxjerr në pah mungesën e vullnetit politik nga ana e pushtetarëve. Emigrantët nuk janë pjesë e korrupsionit dhe manipulimit që lulëzon në atdheun tonë nga njerëzit me pushtet. Rrjedhimisht, vota e emigrantëve do të shërbente pikërisht në luftën kundër të keqes. Kjo është arsyeja, mendoj unë, pse përdoret ligji elektoral për t’i përjashtuar ata nga e drejta e votimit”, ka përfunduar z. Mustafaj