Sa gabove që zgjodhe largimin,
Ikjes tënde, stina u trishtua aq sa,
derdhi shiun zemērak , rrufeflakërimin,
Mbi rrugët e shpirtit retë nxirë si nata.
Errësuan shtegun e dashurisë drejtë zemrës,
Ani ndasht, ti më nuk je aty në universin që ti deshe,
Zgjodhe një tjetër planet tē ndjenjës,
Ç’rëndësi ka, thjesht atë vetë, deshe.
Nuk je, nuk ekziston le si kujtim një stuhi vjeshte.
Buzëve të mallit ndjeva erën e harrimit,
Koha ndaloi ritmin, në atë çast dramatik.
Duart e shpresës, fshin lotët e pikëllimit,
Vashëz, vjeshta mbi ty nuk ka vend ik, ik.
Pranvera çeli luleshprese në dritë të syrit,
Çdo kohë, çdo stinë, çdo ditë të vitit.
Qindra tagetime dashurore, djaloshare,
Do pushtohen mbi ty, si bletët mbi lulevere.
Fotot e tua nga bukuria bëhen share,
Ti je ajo unikja, që pret të parën, të paharruarën dashuri.
Veç ti pret atë, që nuk të meriton ty,
Po dashuria ashtë unike e ti mirë e di.
Bukurie Buçpapaj
31. 7.2023