Çështja Bejleri mbetet një pike e nxehtë për qeverinë e Mitsotakis,
Sot në mëngjes ish- ministër i Jashtëm i Greqisë zonja Dora Bakajonasi ishte e ftuar në televizionin Mega, duke përsëritur edhe njëherë se Shqipëria po shkel të drejtat e Njeriut dhe se personalisht do ta ngrejë këtë problem edhe një here në Këshillin e Evropës, duke u shprehur se:
“Dua ta them sot se tema Beleri është një temë e nxehtë. Në këtë moment është një shkelje të Drejtës Ndërkombëtare, shkelje te drejtave te njeriut. Për këtë çështje Unë e vetë e kam derguar të shkruar në Këshillin e Evropës dhe do shkoj për të Drejtat e Njeriut. Nuk është e llogjikshme që një vend kërkon të afrohet në Bashkim Evropian për të cilën ka bërë dhe kërkesë, pavarësisht nga vota jonë drejt rrugës Evropiane, të lejojë në vetën e saj shkelje të kësaj natyre të Drejtat e Njeriut, nuk e lane pardje Bejlerin të betohet. Mua personalisht më shqetëson shumë, nuk mund të jetë nga njera anë që Greqia mbështetShqipërinë, personalisht e kam mbështetur shumë here në Këshillin e Evropës dhe në këtë moment të ketë një sjellje për arsye ekonomike në këtë mënyrë të shkelë të Drejtat e Njeriut. Greqia do të bëjë presion nëpërmjet BE. Është një diçka që nuk mund të pranohet. Mund rtë na kishin sjellur provat për të treguar se kanë arsye, ose një sjellje e tillë nuk mund të pranohet, Pikë!”, ka përfunduar zonja Bakojani