Çfarë ka në mëndjet e mykura të çensurës (?!)

Kryesore Opinion

Azem PARLLAKU  /  Mendësia çensuruese e medias kryesisht asaj online, duke kërcënuar bllokimin pa urdhër gjykate të saj, është përpjekja e radhës e brigadave të propogandës së Rilindjes. Një paradoks ky, kur mbajmë parasysh se, gjenialiteti i teknologjisë, ka shkuar shumë më larg sesa mendjet e mykura nga çensura.

Veçanërisht për demokracitë e brishta dhe ato në zhvillim, liria e të shprehurit konsiderohet si mjeti kryesor i llogaridhënies. Zyrtarët zgjidhen nga publiku për të bërë vepra të mira, ndërsa mediat investigojnë për të gjetur pikërisht ato që publiku do deterymisht prej zyrtarëve.

Zgjedhjet rregullisht mbahen një herë në katër vjet. Qeverisja bëhet çdo ditë, ç’ka do të thotë se po çdo ditë, duhet të ketë shtyp të lirë që t’i mbajë përgjegjës zyrtarët qeveritarë dhe ata publikë.

Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dita e 3 majit është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen dhe rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t’ua kujtuar qeverive detyrën që kanë në drejtim të respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë që është e garantuar me nenin 19 të Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut.

Shoqëria njerëzore, sot është bombarduar nga informacioni 24 orë pa ndërprerje. Kronikat, lajmet, opinionet, vijnë drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes, ndërsa interneti nga ana e tij është shndërruar në një pompë benzine.

Nëse referohemi zhvillimit spektakolar në fushën e komunikimit dhe informacionit, rezulton se sot ka inflacion në këtë aspekt.

Shoqëria shqiptare fatkeqësisht pas një periudhe relativisht të gjatë të totalitarizmit, ka trashëguar tipe organizimi shoqëror, ku ka dominuar modeli i shoqërive të mbyllura, që karakterizohet nga fryma e fshetësisë dhe sekretit.

Po kështu shoqëria jonë post-komuniste në stadin aktual të zhvillimit të saj nuk ka arritur ende të ketë media të shkruara dhe elektronike, të ngjashme me modelin anglo-sakson të tyre.

Sipas këtij modeli, drejt të cilit kanë synuar dhe kanë hedhur hapa pozitiv mediat shqiptare, (Jo) gjithmonë promovojnë paanësinë, e angazhojnë në mision gazetarë profesionistë, që pavarësisht nga ndienjat e tyre në formulimin dhe transmetimin e lajmit, të jenë të përkushtuar për ndarjen e faktit nga opinioni personal, të jenë të paanshëm në debatin publik rreth çështjeve të ndjeshme, duke patur si detyrë themelore të informojë lexuesit, dëgjuesit dhe teleshikuesit mbi gjithçka pa mbajtur anën e askujt.

Ekskluviteti i informacionit edhe pse në tërësi konsiderohet “pronë” e instutucioneve, autoriteteve, organizmave, etj, përsëri mediat dhe gazetarët duhet të jenë të prirur t’i servirin opinionit publik një lajm, apo opinion, jo të rëndomtë, përkundër konsekuent, kurioz, të diskutueshëm, diçka që ka të bëjë me ndienjat.

Media në thelb është një proçes prodhimi, një mjet i orientuar drejt një qëllimi të caktuar pse jo fisnik, që mundëson riprodhimin e fjalës së shkruar dhe pamjeve për një audiencë kërkesat e të cilës rriten ndjeshëm çdo ditë.

Media për nga rëndësia dhe ndikimi që ka në një shoqëri të hapur e demokratike jo më kot është quajtur edhe pushtet i katërt.

Mediat janë zhvilluar dhe janë bërë thelbësore në gjirin e shoqërive moderne, pasi përmbushin nevojat njerëzore për të marrë bashkërisht informacion e zbavitje dhe pasi përbëjnë “urën lidhëse” kulturore që bashkon persona të ndryshëm me interesa socialë, politikë dhe ekonomik të përbashkët.

 

Por në anën tjetër megjithëse mediat e shkruara e audiovizive kanë botues e pronar , në të vërtetë ata janë pronar e botues vetem përsa i përket anës administrative pasi lajmi e informacioni që ato percjellin tek publiku bëhet pronë e publikut porsa del nga redaksistë apo studiot e tyre.

Në shoqëritë e zhvilluara demokratike, pse jo dhe në tërësinë e zhvillimit të shoqërive informacioni ka qenë dhe mbetet baza e komunikimit njerëzor, e në këtë pikpamje mediat dhe teknologjitë e komunikimit, janë shndërruar tashmë në bazë e fuqishme e ekzistencës së vetë njerëzimit.

 

Pyetja shtrohet; Çfarë ka në mendjet e mykura të çensurës (?!)