Greqia nga sot merr edhe një masë tjetër duke ngritur karantinë për ata që kthehen nga jashtë, duke shpërndarë edhe fletëpalosje të veçanta në 4 gjuhë, në Aeroportin “Eleftherios Venizelos”
Në fuqi nga sot, 20 Mars 2020 në ora 12, është vendosur masa e detyrueshme e karantinës në shtëpi për ata që mbërrijnë në Greqi me aeroplan nga vendet e huaja. Masa u urdhërua nga Nënsekretari për Mbrojtjen e Qytetarëve dhe Menaxhimin e Krizave, Nikos Chardalia, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, dhe policia gjithashtu ka një rol të luajë në sigurimin e këtij detyrimi. Gjithashtu do të përfshijë dënime penale për shkelësit, si dhe gjobë prej 5,000 eurosh