Coronavirus – Itali: 186,740 raste të reja dhe 468 vdekje në 24 orët e fundit

Bota

Numri i të vdekurve është më i larti në valën e fundit, megjithëse numri aktual përfshin edhe raste të ditëve të fundit.

Në njëzet e katër orët e fundit në Itali janë regjistruar 186.740 raste të reja me koronavirus, ndërsa 468 pacientë kanë vdekur si pasojë e komplikimeve të Covid-19.

Janë kryer 1,397,245 teste diagnostike, 13,4% e të cilave kanë rezultuar pozitive.

Numri i të vdekurve është më i larti në valën e fundit, megjithëse numri aktual përfshin edhe raste të ditëve të fundit.

Në repartet intensive të Italisë janë 1694 pacientë (9 më shumë se dje) dhe 20027 në repartet spitalore, pra 162 më shumë se dje.

Që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 10.212.621 persona, ndërsa në këtë fazë pozitive janë 2.689.166. Gjithsej 144,343 pacientë kanë vdekur në Itali.