Coronavirus / MPJ : Nuk kemi të dhëna për shqiptarët, janë konfidenciale dhe nuk jepen nga institucionet shendetesore greke

Aktualitet

Shpëtim Zinxhiria /

Kë duhet të besojmë në tilla raste kur virusi ka gjunjëzuar gjysmën e botës…

Edhe në tilla raste dikasteret në Shqipëri nuk duan të bashkëpunojnë dhe kanë një llojë çensure , kur bëhet fjalë për informacione. Rasti i mëposhtëm tregon qartë sesi veprojnë dikasteret tona, apo ambasada shqiptare në Athinë.

Kërkuam nga Ambasada Shqiptare në Greqi një informacion për llogari të gazetës TELEGRAF, nëse ka shqiptarë të prekur nga COVID-19, por përgjigja ishte: “Sqarojmë se çdo informacion lidhur me situatën e coronavirusit nga përfaqësuesit e mdias duhet të kërkohet në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, përmes zëdhënëses për shtyp, znj. Fiona Demneri”, duke më dhënë edhe e-mail ([email protected])”.

Kërkuam po të njëtin informacion Zonjës Fiona Demneri zëdhënëse për shtyp në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, por përgjigja ishte se: “Ne lidhje me kerkesen tuaj per informacion lidhur me nr e shqiptareve te prekur ne Greqi, ju informoj se te dhenat e kerkuara jane konfidenciale dhe nuk jepen nga institucionet shendetesore greke”.

Mbi perhapjen e COVID-19 ne Greqi ju mund te merrni informacione te perditesuara ne buletinet e autoriteteve greke.

Sa keq …!  Edhe në të tilla çaste nuk ka një bashkëpunim ashtu siç bëhet në vendet e tjera kur behet fjala për informacione zyrtare dhe jo fake.