Coronavirusi në Greqi : 10,783 raste të reja dhe 95 vdekje, 680 të intubuar

Greqi Shendeti

Rastet e reja të konfirmuara në 24 orët e fundit janë 10.783. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 1,660,871 nga të cilët 49,8% janë meshkuj.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 95, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 21. 984 vdekje. 95.1% kishin sëmundje themelore dhe/ose moshë 70 vjeç e lart.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 680 (60.3% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç.

79.1% kanë një sëmundje themelore dhe/ose moshë 70 vjeç e lart. Nga pacientët e intubuar, 554 (81,47%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 126 (18,53%) janë plotësisht të vaksinuar.

Mosha mesatare e rasteve është 36 vjeç (nga 0,2 deri në 106 vjeç), ndërsa mosha mesatare e vdekjes është 78 vjeç (varg 0,2 deri në 106 vjeç).