Coronavirusi në Greqi: 3,625 raste, 30 vdekje, 296 të intubuar

Greqi

Nga dita në ditë po rritet numri I vdekjeve në Greqi, po ashtu edhe të intibuarve.

Informacioni nga autoritetet e shendetesise për rastet e pandemisë dhe koronavirusit në Greqi njoftoi se sot më 20 Gusht janë regjistruar 3,625 raste të reja, 296 pacientë të intubuar ishin regjistruar në spitale, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, u regjistruan 30 vdekje.

.   Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 554,055 (ndryshim ditor + 0.7%), nga të cilët 51.1% meshkuj.

.   Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 30, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 13,328 vdekje. 95.2% kishin më pare semundje themelore.

.   Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 296 (61.1% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 64 vjet. 83.4% kanë një sëmundje themelore dhe / ose moshën 70 vjeç e lart. Që nga fillimi i pandemisë, 2,904 pacientë janë larguar nga ICU. Pranimi i pacientëve të rinj Covid -19 në spitalet e territorit është 267 (ndryshimi ditor -3.26%).