Greqi : 2015 në Greqi u futën 804.465 emigrantë klandestinë nga 70 vende, vetëm 1 shqiptar (lista)

Greqi

Shumë emigrantë besojnë se përdorimi i një dokumenti të rremë, ose nëse nuk kanë fare dokumente, do t’u mundësojë atyre të marrin azil nga një vend në Evropën perëndimore, raporton gazeta “Iefimerida”

Sipas zyrtarëve të Rojes Bregdetare, kjo është për shkak se është më e lehtë të aplikosh për azil kur refugjati është refugjat i luftës dhe jo një emigrant ekonomik, pra emigrantë të kapur nga rojet kufitare bregdetare.

Në vitin 2015, u futën në Greqi 804.465 emigrantë

Sipas të dhënave të Autoritetit Portual APE-MPE, numri i emigrantëve që janë zhvendosur në Greqi ose janë shpërngulur në Evropë nga fillimi i vitit 2015 deri më 21 dhjetor, ishte 804.465, nga të cilët gjysma, 457,149, ishin refugjatë sirianë. Në total, 77 kombësi përbëjnë pjesën tjetër të migrantëve ekonomikë. Shqipëri dhe Darfur dhe Xhamajka kanë numrin më të vogël me 1 klandestin ndërsa numrin me te madh e ka Avganistani me 194,827 ndjekur nga Palestini me 77, 475 emigrantë…

Më shumë se 340,000  nuk ishin refugjatë

Nga fillimi i vitit deri më 21 dhjetor, 347,316 persona që nuk janë refugjatë sirianë, por janë emigrantë ekonomikë nga vendet arabe dhe afrikane janë regjistruar nga qendrat e ndryshme të autoriteteve portuale lokale në ishuj. Për migrantët ekonomikë, disa raste konsiderohen të papranueshme dhe disa jo të pranueshme.

Harta e Migracionit – Nga cilat vende vijnë në Greqi

Konkretisht, 48 autoritetet lokale të portit kanë regjistruar nga fillimi i vitit deri më 21 dhjetor të 2015 ardhjen e refugjatëve dhe emigrantëve nga vendet si:

1 Shqipëria, 194.827 Avganistani, 4.332 Somalia, 277 Gana, 7.229 Maroku, 184 Gambia.  371 Sudani, 676 Nigeria,  351 Demokracia Agio Dominikou, 817 Kameruni, 2 Kuba, 47 Komores, 848 Erithrea,  208 Akti Elefantosou, 5 Benin, 1.306 Algjeria, 21.780 Pakistan, 350 Mali, 69 Eitiopia, 331 Jemeni, 36 Guinea, 53 Siera Leone, 179 Uganda, 1.177 Kongo, 5.495 Palestini, 77.475 Iraku, 27 Afrikëa Qendrore Demokrate, 2 Ondura, 1 Darfur, 49 Togo, 16 Ruanda, 21.133 Irani, 108 Burgina Faso, 5 Gabon, 454 Senegali, 144 India, 173 Mianmar, 12 Liberia , 162 Sri Lanka, 37 Mauritania , 9 Nigeria Demokratike, 205 Libi, 228 Nepal, 28 Aiti, 115 Tunisia, 467 Egjypti, 3.375 Bagladesh, 15 Afrika e Jugut, 2 Kenia, 2 Kolombia, 1 Xhamajka, 9 Armenia, 9 Burundi, 1.829 Libani, 15 Uzbekistan, 33 Birmania , 50 Kuvajti, 2 Franca, 6 Angola, 41 Jordania, 39 Turqia, 3 Ukraina, 6 Zabia, 7 Taxhikistan , 15 Arabia Saudite, 4 Filipine, 3 Kazakistan, 2 Rusia, 3 Gjerorgjia, 4 Moldavia, 6 Tibet, 26 Kina, 3 Turkmenistan, 3 Sahara Perendimore.