Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 47 raste të reja të infektuar nga virusi.
Nga ana tjetër mësohet se nuk ka humbur jetën asnjë person teksa janë shëruar 41 të tjerë nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 501 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 47 qytetarë, në këto bashki:
27 në Tiranë, 3 në Durrës, 2 në Lezhë, Mirditë, Delvinë, Sarandë, Gramsh, 1 në Shkodër, Kukës, Fier, Lushnje, Himarë, Gjirokastër, Elbasan.
Janë 516 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.
Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,862 që nga fillimi i epidemisë.
Raste të reja ditore 47
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 501