Itali / Deputetja e Forza Italia, Daniela Santache, e ka konsideruar tragjedinë të ndodhur në detin Mesdhe në Kanalin e Sicilisë një ditë më parë si më të madhen e qeverisë italiane. Por një delaratë tronditëse e kësaj ka ngjallur deshpërime, si mund të ndezë polemika dhe debate mes dy vendeve, pasi dihet se me qindra emigrantë shqiptarë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në brigjet e vendit fqinj. Në deklaratën e saj, parlamentarja italiane, u ka bërë thirrje forcave detare të marinës ushtarake që t’i fundosin këto varka apo anije siç kanë bërë në të shkuarën me emigrantët që vinin nga brigjet e Shqipërisë.
Deklarata
“Aksi mes Renzit-Alfanos e Boldrinit ka sjellë këtë tragjed. E vetmja zgjidhje që duhet ta praktikojmë menjëherë, është që aeronautika italiane dhe marina ushtarake, të veprojnë menjëherë për t’i fundosur varkat me klandestinë, të gatshme për t’u nisur drejt Italisë, siç është vepruar në të shkuarën me Shqipërinë dhe të nxitojnë të hapin qendra të pritjes në brigjet afrikane. Asnjë të mos mendojë të fitojë para, siç po tregojnë hetime të ndryshme mbi lëkurën e njerëzve të dëshpëruar. Italia nuk mund ta pësojë këtë pushtim”.