Milionë emigrantë gati të mbërrijnë në Europë

666

miliona ne pritjeEmigracionin nuk mund ta ndalë askush, jo gardhe me tela të larta të ndërtohen, por dhe dallgët e mëdha deteve e të oqeanëve nuk mund të mposhtin numrin e madh të të dëshpëruarve. Evropa për këta të dëshpëruar mbetet gjithnjë dera e parajsës për klandestinët e Afrikës dhe Lindjes së Mesme. Mediat greke theksojnë se në brigjet e Turqisë janë në pritje rreth 1.5 milionë klandestinë për të mbritur në brigjet e Greqisë, edhe pse ndërmjet dy vendeve është ngritur një gardh i lartë me tela e gjemba për parandilimin e tyre. Por zgjidhje për ta mbetet transporti detar me mjete të vjetra lundruese, pasi fitimet këtu janë marramëndëshe.

Gjithashtu 1 milionë emigrantë janë gati për t’u nisur për në Europë. Alarmin e dha prokurori i Palermos, Mauricio Skalia, gjatë një konference për shtyp lidhur me hetimet e kontrabandimit të qenieve njerëzore.

Sipas prokurorit Skalia, rrjeti i trafikantëve siguron deri në 8000 euro për çdo person që dëshiron të mbërrijë në Europën veriore, për t’u bashkuar me familjarët.

5000 dollarë për të kaluar shkretëtirën e Saharasë, 1500 për të kaluar detin nga Libia për në Itali, 400 euro për lejet e qëndrimit fallco dhe 1500 euro të tjera për të mbërritur në shtetet veriore të kontinentit.

Kriza e emigrantëve ka mbledhur në Luksemburg ministrat e jashtëm dhe të brendshëm të Bashkimit Europian, ku pritet të dilet me një strategji të përbashkët.

Para nisjes së takimit, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikat e jashtme dhe çështjet e sigurisë, Federika Mogerini, i ka bërë thirrje vendeve të unionit që ta përballojnë problemin e emigracionit si europianë, duke ndarë përgjegjësinë

Ndërsa komisioneri europian për dixhitalizimin, Gynter Ëtinger, ka theksuar rëndësinë e rifillimit të misionit “Mare Nostrum” në detin Mesdhe dhe ka kërkuar që Bashkimi Europian të rrisë fondet për Italinë dhe Greqinë për t’i ndihmuar në përballjen me krizën e refugjatëve.