De Biasi: Do më pëlqente të drejtoja Italinë

Futboll Sporti

de biazi ne focus-2Lajmet që flasin për një përforcim të kandidaturës së Gianni De Biasit për të marrë drejtimin e Italisë pas përfundimit të Euro 2016 nuk e kanë lënë aspak indiferent trajnerin e kombëtares shqiptare.

Në një intervistë për median italiane, tekniku 59-vjeçar nuk e ka mohuar se e tundon ideja për të qenë në stolin e “të kaltërve”, por shtoi se për momentin në drejtim të tij nuk ka ardhur ndonjë ofertë konkrete.

“Do të ishte diçka vërtet shumë e bukur sikur të drtejtoja kombëtaren e Italisë, por në këtë çështje nuk ka asgjë konkrete. E ndjej veten gati për një eksperiencë të tillë. Me Federatën Shqiptare të Futbollit kam një kontratë deri më 2018, por kam edhe një akord me presidentin Duka i cili do të më lejojë të largohem nëse do të marr oferta të rëndësishme”, tha De Biasi.