“Reja ka bërë një ekip mjaft të fortë”, trajneri i Polonisë ‘i frikësuar’ në prag të ndeshjes me Shqipërinë

71

Shqipëria do të luajë nesër shanset për një  kualifikim në Botëror 2022 teksa do të presë në Air Albania Poloninë.

Trajneri Polonisë, Paulo Sousa e pranon se do të jetë një ndeshje që do të vendosë pothuajse kualifikimin në playoff dhe në konferencën për shtyp ai deklaroi se ndaj Shqipërisë do të jetë një sfidë shumë e fortë.

“Për ne ka shumë rëndësi mentalitetit. Jemi të fokusuar, po punojmë dhe po rritemi si në lojë ashtu edhe në grup. Jemi më të organizuar dhe ushtrojmë presion. Unë preferoj lojë kolektive, por kemi dhe elementë cilësor që mund të vendosin në çdo moment ndeshjen. Duhet të kemi forcën e grupit dhe mentaliteti është i rëndësishëm për ne. Duhet të luajmë njësoj si në shtëpi ashtu dhe jashtë fushës tonë, por me strategji të ndryshme”.

Më pas Sousa foli edhe për kundërshtarin, Shqipërinë, për grupin që ka krijuar Reja duke pohuar se kuqezintjë janë ekip i vështirë për t’u mposhtur.

“Kam dy dyshime mbi formacionin por do të vendos pas seancës stërvitore të mëngjesit. Nuk ka sekrete, Reja ka bërë një ekip mjaft të fortë dhe do jetë një ndeshje e vështirë, pasi Shqipëria është ekip kompakt. Ndeshja e parë ishte e balancuar, por ne ishim efikas në rastet e krijuara. Keni lojtar kyç në pozicione të caktuat dhe do jetë një ndeshje e fortë. duhet të jemi më të saktë në konkretizim. për mua kjo ndeshje vlen gjithçka, është gjithçka për ne sfida me Shqipërinë. Që në ndeshjen e parë e thashë që Shqipëria është një skuadër e fortë dhe është e vështirë të luash ndaj tyre”, përfundoi trajneri portugez i Polonisë.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: