De Biazi: Luajmë për të fituar

907

 

 de biazi i vogelTrajneri Xhani De Biazi ka dhënë ditën e hënë në ora 11.00, një konferencë për shtyp, në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në qendër të vëmendjes të kësaj konference, ka qenë ndeshja kundër Armenisë, që do të luhet në “Elbasan Arena”, të dielën e ardhëshme më 29 mars. Në fillim trajneri De Biazi, ka bërë një përmbledhje të rëndësisë së kësaj ndeshjeje.

“Do të luajmë për të fituar. Si edhe kundërshtarët tanë. Duke njohur pikat e tyre të forta dhe të dobëta, me shumë besim tek e ardhmja. Për ta, gjithashtu është një ndeshje shumë e vështirë dhe delikate. Ata luajnë futboll mjaft të mirë dhe kanë lojtarë të nivelit të lartë siç është Miktarjan, që luan me Borusian e Dortmundit ”- deklaroi trajneri  në pjesën e parë të konferencës, për shtyp. Më pas, ai i është përgjigjur pyetjeve dhe interesimit të madh të gazetarëve, në lidhje me këtë ndeshje. Gjithashtu trajneri i kombëtares, ka bërë publike edhe listën e të besuarve të tij, për ndeshjen kundër Armenisë, ku janë thirrur 28 futbollistë. Ja cilët janë ata:

PORTIER:
1) Berisha
2) Hoxha
3) Shehi

MBROJTES:
4) Agolli
5) Ajeti
6) Alijii
7) Cana
8) Curri
9) Hysaj
10) Lila
11) Mavraj

MESFUSHOR:
12) Abrashi
13) Basha M.
14) Bulku
15) Kace
16) Kukeli
17) Lenjani
18) Meha
19) Memushaj
20) Rama
21) Roshi
22) Shala
23) Xhaka

SULMUES:
24) Balaj
25) Cikalleshi
26) Gashi
27) Sadiku
28) Salihi

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: