Federata Shqiptare e Futbollit: Sistemit VAR në edicionin e ri të Kategorisë Superiore që fillon në 11 shtator

Futboll Sporti

Sistemit VAR (Video Assistent Referee) do të jetë risia dhe investimi më i madh i Federatës Shqiptare të Futbollit në edicionin e ri të Kategorisë Superiore që fillon në 11 shtator.

Procesi ka mbërritur në fazën finale dhe gjithҫka duket gati për startin e sezonit të ri, duke parë që po zhvillohen testimet dhe trajnimet e fundit për të filluar aplikimin e tij nga java e parë.

Procesi ka qënë i ndarë në tre faza.

1. Seminarët teorikë

2. Trajnime me raste konkrete nga lektorë të FIFA-s dhe IFAB

3. Po aplikohet aktualisht, është trajnimi në fushë, me ndeshje të vërteta dhe në stadium ku transmetimit televiziv i bashkangjitet edhe Sistemi VAR, në të cilat arbitrat veprojnë si në ndeshje të vërteta

Pas ndeshjeve që janë zhvilluar dje në mbrëmje dhe sot paradite në “Selman Stërmasi”, në mbrëmje ndeshja Teuta-Shamrock Rovers do të jetë me VAR Offline.