Azem Parllaku / “E filuam me McAllister+ dhe e mbaruam me Big Mac”, tha Kryeministri Rama duke iu referuar hamburgerit të madh nga McDonalds. Marrëveshja mes Ramës dhe Bashës parashikon 6 ministra teknikë, zv/kryeministër teknik dhe ikjen 4 drejtorëve të rëndësishëm. Sokrati, babai i filozofisë së lashtë, kishte shumë rezerva ndaj demokracisë, edhe pse në fillimet e saj ajo solli një zhvillim të lartë dhe emancipim të shoqërisë.
Ai e analizonte demokracinë në këtë mënyrë; E krahasonte shtetin me nje anije të madhe që do nisej në lundrim dhe të gjithë qytetarët e shtetit i konsideronte si pasagjerë të anijes. Atyre u duhej një ekuipazh që do drejtonte anijen dhe një kapiten. Dhe Sokrati ngrinte pyetjen: Kush do të ishte kapiten më i mirë për të drejtuar anijen? Kushdo, njëri që dilte nga rezultati i votave të gjithë pasagjerëve, apo një lundërtar që do dilte nga votat e vetëm atyre që kanë njohuri nga arti i lundrimit? Dhe përgjigja ishte padiskutim e dyta.
Vetëm një njëri i zanatit të lundrimit mund ta drejtonte të sigurtë anijen dhe këtë mund t’a zgjidhnin vetëm ata që kishin edukimin e duhur në fushën e lundrimit. Pra, Soktrati mendonte se votimi në zgjedhje është aftësi dhe jo intuitë. Vota është përgjegjësi e madhe që ndikon te jeta e çdo qytetari, duke zgjedhur atë që ka aftësitë e duhura për ta bërë punën më mirë në drejtimin e shtetit, dhe si rrjedhojë ai që voton duhet të informohet, edukohet dhe të trajnohet sistematikisht.
Ndryshimet janë të mundshme dhe demokracia nuk është shans i humbur, sepse atë nuk e bëjnë partitë dhe politika, por qytetarët. Pra, lufta për të vendosur demokracinë e vërtetë, reale e jo fiktive, varet më shumë nga aktivizmi qytetar në fushat publike, sesa nga përplasjet dhe polemikat politike. Kështu, nëse shoqëria si tërësi arrin t’ia shkëpusë nga kontrolli politikës institucionet publike të arsimit, drejtësisë, shëndetësisë, medias dhe sindikatat, beteja për të vendosur demokracinë në vend të demokraturës nuk do të jetë pa gjasa. Për ngritjen e demokracisë sot më me rëndësi është beteja për depolitizimin e policisë, ushtrisë, arsimit në të gjitha nivelet sesa beteja politike e kulisave. Për mposhtjen e sistemit të korruptuar dhe të kriminalizuar politiko-ekonomik më me rëndësi është depolitizimi dhe faktorizimi i sindikatave, sesa rrëzimi i një ministri apo një qeverie. Për instalimin e rendit demokratik më me rëndësi është pavarësimi dhe pastrimi i gjyqësorit, sesa reforma formale e ligjeve. Për demokracinë më shumë ka rëndësi liria e shprehjes në median publike, sesa liria e fyerjeve publike mes politikanëve.
Sokrati ishte për demokraci mbi bazën e intelektit dhe jo për demokraci mbi bazën e çertifikatës lindjes (kushdo që ka shtetësinë), sepse ai dhe filozofët e dinin se ku çonte kjo lloj demokracie, pikërisht tek ajo që ata i trembeshin më shumë, në demagogji. Supozoni dy kandidatë, nga të cilët njëri është doktor dhe tjetri një pronar supermarketi. Pronari i supermarketit i drejtohet votuesve duke u thënë se doktori i ka shkaktuar shumë dhimbje atyre duke i shpuar për ti bërë gjilpëra, duke i dhënë ilaçe të hidhura dhe duke i ndaluar të hanë çfarëdolloj ushqimi që ata duan, dhe kurrë nuk do u shtronte atyre festa me tavolinën plot. Ndërsa po të zgjidhnin atë, ai do i lintë të hanin çfarë të donin nga dyqanet e tij plot. Në këtë supozim Sokrati mendonte se turma e pashkolluar do të preferonte pronarin e supermarketit që i premtonte ushqim, sepse doktori nuk mund ta fitonte këtë garë dukë i thënë turmës se ai do ti shkaktonte ca dhimbje kur ti çante barkun me thikë gjatë operacionit për ti shpëtuar jetën, sepse kjo do sillte acarimin e turmës së paditur e cila do ta skualifikonte atë në çast.
Për çudi, në Republikën tonë të Re dhe Rilindjen që na thotë kjo është Shqipëria që duam, kur vjen koha e ndarjes së roleve të pushtetit qasen sponatnisht pronarët e supermaketeve, doktorët, e marinarët me gjasë t’a shpëtojnë anijen dhe pasagjerët e saj. Secili nga ata për ndonjë rol përkatës mburret se është shpëtuesi. Këta tipa, varësisht cilit rol i qëllon fati tek çekiçi i të parit të anijes, non-stop i shiten kapitenit, si punëdhënës. Kjo dukuri ndoshta në fakt nuk ka të bëjë me ndonjë përçarje nëpër anije por thjeshtë si një rokopojë lundërtarësh. Pra kjo dukuri është e theksuar sepse partitë politike nuk zbatojnë proçedurat demokratike. Demokracia në partitë është jovetëm fiktive por edhe e paqenë. Demokracia shumë kollaj mund të kalojë në një sistem rregullash të tipit mafioz. Prandaj një Republikë me një qeveri të zgjedhur nga shumica, ka edhe shtyllën e Kushtetutës për të ndaluar kthimin e shumicës në grupim mafioz që tenton të mendojë vetëm për përfitimet e grupit të vet duke shkelur mbi liritë dhe të drejtat e qytetarëve që nuk e mendojnë njësoj si qeveria.