Elbasan – Arrestohet për trafik droge vëllai i ish-deputetit socialist

Aktualitet

Arrestohet nga policia e Elbasanit vëllai ish-deputetit të PS-së Bukurosh Stafa.

Edmond Stafa është arrestuar mbrëmjen e së enjtes nga policia lokale pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.

Burime nga policia bëjnë me dije se për të kishte një urdhër ndërkombëtar arresti pasi gjykata e Bergamos e ka dënuar me 10 vite burg me akuzën e trafikimi të lëndëve narkotike ne bashkëpunim. Tashmë ndaj tij pritet të nisë një proces ekstradimi.

/Ora News.tv/