Sëshmia e një 14-vjeçareje ka qenë mjaft tronditëse. Ajo ka rrëfyer se prej kohësh abuzohej me veprime të turpshme nga mësuesi i saj kujdestar.
Mësohet se ishin pikërisht prindërit e vajzës ata që kanë bërë kallëzimin në polici për mësuesin 64-vjeçar. Si pasojë policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.
Në prani të psikologut, vajza treguar se mësuesi i Matematikes, shtetasi Hasan M, që ishte dhe mësuesi kujdestar i saj e mbante në klasë dhe kryente veprime të turpshme me të. Ajo ka rrëfyer më tej, duke shtuar se mësuesi e puthte dhe e prekte në zona intime. Sipas saj veprimet bëheshin edhe në korridore apo ambiente të tjera të shkollës, raporton Balkanweb.
Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje, mësuesi ka mohuar kategorikisht akuzat që rëndojnë ndaj tij. Policia ka njoftuar se ai pohoi se me vajzën ka pasur një raport korrekt mësues-nxënës. Sakaq, Komisariati nr.6 po merr në pyetje dhe stafin e mësuesve të kësaj shkolle si dhe nxënës të klasës ku mësonte dhe vajza 14-vjeçare.