Tabaku : “Korrupsioni me tendera, një shtet paralel brenda shtetit!”

223

Sipas ish-deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, qeveria e kryeministrit Rama ka ngritur një shtet paralel i cili nëpërmjet korrupsionit dhe shkeljeve i ka kushtuar shqiptarëve 230 milionë euro në vitin 2019.

Tabaku shkruan se vitin e shkuar 38.5% e tenderave vitin e shkuar janë dhënë pa garë që do të thotë se 230 milionë euro jepen nga qeveria në kundërshtim me ligjin.

Por mungesa e konkurrencës nuk është i vetmi problem sipas saj pasi në 50%, pra gjysmën e procedurave të tenderimeve, vlera e fondit është e barabartë me vlerën e kontratës.

Kjo do të thotë që 1 në 2 tendera janë paradakordësuar mes qeverisë dhe kompanisë ofertuese dhe pikërisht kjo është një nga pikat më të nxehta në gjithë raportet ndërkombëtare”, shkruan Tabaku duke nënvizuar se kjo i ka kushtuar buxhetit 38.5 milionë euro pasi nuk është zbatuar ligji për ofertën më të ulët.

38,5 mln euro të mjaftueshme për një fond emergjencash për të përballuar situata si ajo e 26 nëntorit”, shton ish-deputetja.

Tenderimet janë aferat korruptive më skandaloze të qeverisë sipas Tabakut. Kjo skemë abuzimesh përpos shkeljeve me ofertat e pakërkuara dhe mos pasjen e konkurrencës ka parregullsi edhe në afatet e ofertave.

Shkeljet e tenderave nuk lidhen vetëm me ofertat e pakërkuara ose konkurruesit e vetëm. Ato gjithashtu lidhen edhe me datat dhe ditët e ofertave qe shkelen ditën për diell. Jo pak herë ofertuesit kanë dorëzuar dokumentet në ditë të tjera nga konkurrenti”, shkruan ndër të tjera Jorida Tabaku. /Opinion.al