Dhëndri vrau vjehrrin sepse e ndau gruaja!

Greqi

Greqi/Një 29-vjeçar ka vrarë me pushkë gjuetie vjehrrin e tij 80-vjeçar në Astrochori të Artës në orën 17 .00 të së enjtes dhe ka ikur në mal.

Sipas informacioneve të para, çifti, të cilët kanë edhe një fëmijë, jetonin në Arta dhe po përballeshin me probleme familjare. Në mesditë babai 80-vjeçar i gruas ka shkuar në Arta dhe ka marrë vajzën nga shtëpia e saj dhe e ka çuar në shtëpinë e babait në Astrochori.

Burri i armatosur me karabina i ka ndjekur dhe me të mbërritur në fshat ka shkuar në shtëpinë e vjehrrit, ku e ka qëlluar 4 herë. Menjëherë pas kësaj u nis për në mal. Policia ka nisur hetimet për gjetjen e tij.29-vjeçari vjen nga fshati fqinj Mesopyrgos dhe e njeh mirë zonën.