Vdekja e aktorit 31 vjeçarit shqiptar në Greqi: Çfarë thotë një dëshmitar okular për aksidentin automobilistik

Greqi

Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit tragjik automobilistik ku humbi jetën Panos Naço

Autoritetet po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti automobilistik që i kushtoi jetën aktorit Panos Naço. Aksidenti ka ndodhur në orën 6.45 të mëngjesit të së shtunës (29.01.2022), kur motoçikleta në të cilën udhëtonte aktori, është përplasur me një kamion, në kryqëzimin e rrugëve Deligiorgi dhe Kerameikou, në Metaxourgio. Kamioni po zbriste në rrugën Deligiorgi dhe Panos Naço po zbriste në rrugën Keramikou.

Informacionet e para flisnin për shkelje stop. Megjithatë, sipas një dëshmitari okular që flet për newsit.gr, Panos Naço ka parë ndalimin në minutën e fundit, ka shtypur frenën, por motori ka rrëshqitur për shkak të rrugës së rrëshqitshme dhe më pas ka rënë në anën e majtë të kamionit. Vdekja e tij ishte e menjëhershme.

Shoferi i kamionit nuk kishte konsumuar alkool
Drejtuesi i kamionit ka mbetur në vendngjarje dhe është arrestuar nga Policia Rrugore, e cila e ka dërguar në “Kryqin e Kuq” për t’i bërë alkomatografinë. Aty u konstatua se ai nuk kishte konsumuar alkool.