Dinjiteti si thelb ekzistencial ne pasiguritë e “Erës Moderne”!

103

Opinion nga RUDINA PAPAJANI

Argument

Duke u ndalur në ditët e sotme termi dinjitet vjen si ndërveprues e lidhur ngushtë kjo me respektin dhe sjelljen e duhur deri në derivatin se si kushtëzohet në mardhëniet njerzore.

Çdo ditë na vinë në mënyrë sporadike apo të fragmentuar doza pozitive apo negative në mënyrën më diskrite ku shihen qartë diskriminime apo keqtrajtime në mardhëniet ndërpersonale apo rrethanore. Respekti apo vlera njerzore në kohët “moderne”është dobësuar apo shihet rrallë. Në emër të dinjitetit njerëzor fliten lloj moralizmash apo fragmente të kordinuara ku thjesht qëndrojnë shifra si është apeluar apo punuar si fasadë në dukje.

Në episode kalimtare shpirti njerëzor njehsohet duke folur se cdo gjë është perfekte apo nuk gabohet nga përvoja dhe pjekuria në dukje. Këto lloj sekuenca qëndrojnë statike në konkluzion apo rregjistra të një falsiteti modern.Fakti më terminal shikohet te fëmijët ,si rriten ,si formohen në personalitet apo dinjitet pa i fyer ata në ecje e sipër.

Koha e caktuar apo puna e mirfilltë me ta bën që nesër të jepen rezultatet e fryteve apo karaktereve të ndjeshëm dhe dinjitet njerëzor në pozitivitet.Dinjiteti në thelbin ekzistencial ndihmon në praktika apo bagazh ushqimor i përditshëm ku ruhen si arkiv personaliteti dhe tentativat për të përballuar pasiguritë që paraqiten gjatë jetës.

Kjo bën të mundur që nesër mos të jetë një brez i sforcuar në respekt e mirnjohje por një mirkuptim dhe arsyetim koherent i një gjenerate që ndan boshllëqet dhe hendeqet duke dhënë një motivim adekuat me baza ponteciali.Po të bëjmë një bilanc me të kaluarën themi se ndërsa në atë kohë dinjiteti apo respekti fitohej me detyrim e forcë ,me tone të ashpra sot logjistika ka kah të kundërt,në disa hasen maska apo qeshje fals,në disa të tjerë thjesht statistika burokratike e në disa raste spektri dekretohet me një imazh vlere pa ekzagjerime ku cdo rast imun ka klimë të ngrohtë dialogu ku futen të gjitha normat për të krijuar premisa të një shoqërie me baza të larta dinjiteti.

Era moderne duhet të edukoj filiza ndjesor jo kompjuterik të ftohtë që nesër dinjiteti mos të shikohet si llogari apo trajtim empirik leksionesh.Aty ku kreativiteti, logjika ndërthuret me vendosmërinë aty ka baza që shpirti ndjesor të injektoj brendinë në impaktin shpirt -njeri-dinjitet.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: