Përse nuk pyeten shqiptarët për paktin “Ballkan Open”?

214

Nga gazetari Agim Basha /

Nënshkrimi i paktit “Ballkan Open” nga kryeministri shqiptar z.Rama, ditët e fundit, ka ndarë shoqërinë shqiptare edhe ashtu të përçarë, në dy kahje në pro dhe kundër.

Projekti i Minishengeni ballkanik, ose “Ballkan Open” është në themel një ide e mirë. E cila në se do të implementohet ashtu sikurse mendohet si sanksionimin i katër elementëve, të drejtave bazë dhe lirive themelore të njeriut, edhe në si ujdhezën tonë të trazuar ballkanike. Do të jetë një ëndërr e realizuar e shumë brezave të gjithë shoqërive ballkanase.

Mirëpo, në një Ballkan kaq të përçarë dhe në armiqësi të vazhdueshme mes vendeve, ku në konflikte të hapur e ku tjetër fshehtazi është sikur të shohësh një ëndërr të bukur me sy hapur.

Tre kryeministra kanë projektuar Bashkimin Ballkanik, ose një mini BE. Kryeministri shqiptar së bashku me atë sërb (presidentin sërb) Vuçiq dhe kryeministrin maqedonoverior Zaev janë protagonistët e mëdhenj.

Në fakt, ky bashkim ballkanik,(quajeni si të doni edhe treg ekonomik, po deshët..) që në fillim do them se është një projekt i dështuar ,në misionin dhe qëllimin fillestar, (siç po shitet) në publik.

I kam dëgjuar me vëmendje shumë personalitete të ekonomisë dhe jurisprudencës, të cilët kanë qenë pothuajse kategorike në qëndrimin e tyre. Si ata në Kosovë, ashtu edhe ata në Shqipëri.

Unë nuk dua të përsëris ato që kanë thënë ekonomist dhe politilogët, por do doja që të theksoja kontekstin: Për një marrveshje të tillë

– A janë pyetur shqiptarët?!

– A ka patur një diskutim akademikë e ekonomistësh dhe politilogësh, që nga kristalizimi i idesë, aty nga viti 2016 e deri më sot…?!

– A njihet projekti në detaje nga shqiptarët…?!

– Dhe fillimisht a janë konsultuar dy qeveritë shqiptare midis tyre…?!

– Kjo projekt marrëveshje, a i respekton të gjitha hapësirat shqiptare…?!

– A është e drejtë që,vendimi i përbashkët i tre vendeve të varrosën të drejtat kushtetuese të qytetarëve Kosovarë….?!

– A janë zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet midis Shtetit të Kosovës dhe Serbisë…?!

– Qeveria e Albin Kurtit e ka dërguar kërkesën në OKB, për njohjen e Gjenocidit sërb ndaj Shqiptarëve….

– A janë kthyer të masakruarit  kosovarë,nga varret masive ne Serbinë e Vuçiqit…?!

– A është zgjidhur çështja e njohjes së shtetit të Kosovës (formalisht, dhe politikisht, sepse këta do jenë faktorë dhe pjesëmarrës në këtë treg…?!

– A ka dërguar edhe kryeministri shqiptar kërkesë për gjykim në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Rënda….?!

Ka ende me qindra pyetje të cilat kanë mbetur në ajër. Ato presin përgjigjen e zotit kryeministër, më përpara se të marrë vendime të tilla, të një rëndësie strategjike për vendin dhe kombin shqiptar, duhet së pari të ketë një diskutim dhe argumentim në mbarë shoqërinë shqiptare.

Edhe Diktatori Enver Hoxha e bëri një përçapjet të më hershme, në vitin 1946 dhe gati na bëri pjesë të federatës jugosllave. Rasti i këtij projekti të ri “Ballkan Open” duket si një përsëritje e të njëjtës ëndërr Hoxhiste. Nëse nuk fshihet ndonjë qëllim i lig ndaj kombit e shteteve shqiptare.

Përse zoti Kryeministër, nuk e ka bërë dhe as që po e bën çështjen, pjesë të një debati jo vetëm të spektrit politik, por të grupeve, faktorëve dhe gjithë shoqërisë shqiptare…..?!

-Në shtetet me demokraci normale, një rast i tillë, do ishte jo vetëm një tregues i lartë i atdhetarisë e përkushtimit të z.Rama dhe qeverisë së tij, por edhe një rast që do dëshmonte se vendimi është unanim, unik dhe i mirë gjykuar.

Në asnjë vend tjetër një rast i tillë nuk do të kalonte kaq në heshtje, kaq pa zë dhe kaq lehtësisht. Këto projekte i përkasin shqiptarëve, dhe ata një autorizim të tillë prej protektori, nuk ja kanë dhënë askujt. As kryeministrit Rama…! Më përpara se të firmoset projekti, duhet të diskutohet edhe nga shqiptarët. Nesër shqiptarët duhet ta presin me protesta të fuqishme,takimin e Durrësit…

Dilni shqiptarë, mos flisni vetëm nga rrjetet sociale. Dilni nesër në sheshet e qyteteve, që të pyeteni më përpara se të bëhemi bashkëpuntorë në një projekt që mund të mos jetë aq i shërbyeshën për gjith kombin tonë!




Këtë e pëlqejnë %d blogues: