Dokumentacioni që duhet të keni për të hyrë në Greqi deri me 31 Gusht

Greqi

Të gjithë udhëtarët që ju lejohet hyrja në Greqi, dhe do udhëtojnë nga Shqipëria në Greqi deri më datë 31 Gusht duhet të jenë të pajisur me dokumentacion të caktuar. Këto dokumenta duhet ti kënë me vete çdo udhëtarë pavarsisht mënyrës që udhëton (me makine, autobus, avjon), pikës kufitare që hyn ( Kakavi, Kapshtice, Aeroporti Eleftherios Venizelos), apo nënshtetësisë (qytetar grek apo shqiptar me leje qëndrimi)

Dokumentacioni që duhet të keni me vete.

  1. Pasaportën ose Kartë identiteti (nëse është qytetar Grek)
  2. Leje qëndrimi për qytetarët shqiptarë që janë me leje qëndrimi në Greqi
  3. Deltio Omogenis nëse është minoritar
  4. Formularin PLF i cili plotësohet në mënyrë elektronike 24-48 orë para udhëtimit. Vërtetimi me kodin QR duhet të jetë i printuar Për më shumë informacione se çfar është PLF ku plotësohet etj mund të gjeni këtu https://www.top-lines.gr/sq/plf-protokolli-i-arritjes-ne-greqi-kush-duhet-ta-plotesoj-si-ta-plotesoni-cfar-duhet-te-beni-kujdes/
  5. Nga data 17 Gusht çdo qytetar që lejohet të hyj në Greqi , duhet të jetë i pajisur me Test negativ me metodon PCR. Testi duhet të jetë bërë 72 orë përpara udhëtimit. Për të mësuar mënyrën se si duhet të jetë testi, dhe ku bëhet mund të klikoni këtu https://www.top-lines.gr/sq/testi-pcr-per-te-hyre-ne-greqi-si-duhet-te-jete-dhe-cfa-te-dhenash-duhet-te-kete

Pikat doganore të Kakavisë dhe Kapçshticës do punojnë çdo ditë nga ora 7.00 deri në orë 23.00 Nga data 16 Gusht nga pika doganore e Kakavisë do lejohen 750 udhëtar të kalojnë kurse nga e Kapshticës 300

Çdo qytetarë që hyn në Greqi nga Shqipëria duke filluar nga data 16/8 ora 00,01 duhët të hyj në vetizolim (karantine) 7 ditore në shtëpinë e tij.

Rikujtojmë se këto masa janë të vlefshme vetëm për qytetarët që lejohen të hyjnë në Greqi. Qytetarët shqiptar me pasaportë apo vizitorët me 90 ditor nuk mund të hyjnë në Greqi pamvarsisht nëse do kenë PLF apo test negativ PCR. Këtu mund të gjeni se cilët qytetar lejohen të kalojnë në Greqi deri më datë 31 Gusht https://www.top-lines.gr/sq/kush-lejohet-te-hyj-ne-greqi-deri-ne-31-gusht/