Dopingu në Rusi, 1000 sportistë të përfshirë në programim shtetëror

Bota Kryesore


Përkeqësohet edhe më shumë situata e Rusisë në lidhje me çështjen e dopingut që i kushtoi përjashtimin atletëve rus në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiros. Raportimi më i fundit zbulon se rreth 1000 sportistë nga 30 sporte të ndryshme dhe jo vetëm nga atletika kanë përfituar nga skemat konspirative shtetërore nga viti 2011 deri në 2015-ën për t’i dhënë mundësinë sportistëve të siguronin medalje në kompeticione të rëndësishme, ku dy prej tyre janë medalistë në Lojërat Olimpike dimërore të Sochit, por emrat nuk janë bërë publik.
Faktet e publikuara nga agjencia ndërkombëtare e anti-dopingut vijnë pas hetimit të plotë të kryer nga një grup hetimor i udhëhequr nga avokati kanadez Richard Mclaren.
Mclaren gjatë muajit korrik lajmëroi për një rast të paprecdentë mashtrimi i drejtuar nga institucionet shtetërore me në krye shërbimin sekret rus. Aso-kohe autoritetet ruse kërkuan fakte, dhe në këtë raportim të fundit McLaren ka paraqitur e-maile, dokumenta, analiza laboratorike, dhe analiza të detajuara të epruvetave të çdo sportisti.
Mes faktetve të parashtruara është edhe një bisedë mes ish zv.ministrit rus të sporteve Yuri Nagornych dhe drejtorit të dhomës së anti-dopingut në rusi Grigory Rodchenkov, ku doktori i shpjegonte zyrtarit se si ish proceduar me manipulimin e epruvetave. Pra sipas agjencisë ndërkombëtare të anti-dopingut ka qënë një skemë e organizuar dhe nuk kanë qënë vetë sportistët ata që kanë shkelur rregullat. Tashmë sporti rus rrezikon të përjashtohet nga çdo kompeticion ndërkombëtar.
/Oranews.tv/