Dorëzohet në polici boksieri shqiptar, dhunoi për në reanimacion 36-vjeçarin grek!

Greqi

Sot në mesditë 22-vjeçari shqiptar i shoqëruar nga avokatja e tij Pantazi është dorëzuar vullnetarisht në policinë e Elefsinas. Mësohet se ndaj tij gjatë këtyre ditëve nuk kishte urdhër kërkimi nga policia

Ngjarrja e ndodhur të premten e kaluar në Elefsina në orën 21.00 të mbrëmjes, pas një grindje në rrugë ka bërë që 36-vjeçari grek ndodhet akoma në reanimacion. Avokatja e tij Pantazi ka deklaruar për mediat greke se 22-vjeçari është një djalë shumë i mirë dhe se njihej me grekun 36-vjeçar. Në fillim ka reaguar greku duke e qelluar dhe gabimi i shqiptarit është se nuk duhej të përgjigjej më të njëjtën mëmyrë,ai ka kerkuar falje, tha avokatja e shqiptarit.

Babai i 22-vjeçarit shqiptar ka kërkuar që të merret parasysh nga kamerat se si ka filluar sherri dhe te mos merret momenti i fundit.

Ndërsa vëllai i 36-vjeçarit tha se, “Nuk është vetëm një goditje. Është nga një profesionist që ka njohuri në këtë lëndë. Ky njeri është një vrasës i rrezikshëm që i përdor këto goditje ndaj një personi të paditur.’

Avokati i 36-vjeçarit grek tha se, 22-vjeçari është një boksier profesionist dhe di se ku qëllon. ai e qëlloi me grusht në fytyrë duke e hedhur në tokë, nuk e goditi ne kembe e në bark.