Doshi dhe Ndocaj rikthejnë vlerat katolike dhe demokristiane në Parlament

1535

Faktori katolik ka qene një ndër faktorët më të rëndësishëm të historisë së shtetformimit, të shoqërisë dhe të ngarjeve të fundit.

FOCUS NEWS  /  Ardhja e Komunizmit me ngritjen e kultit të individit dhe besimit tek lideri dhe jo tek Zoti, goditi shumë besimin fetar në Shqiptari, një goditje të rendë mori edhe besimi katolik. Shumë shërbëtor të Zotit, të Kishës dhe priftërinj u dënuan, u ekzekutuan dhe u përdorën  si skllevër në punë të detyruar.

Me ardhjen e Demokracise,  lindën edhe subjekte politike me orientim demokristian, por ishin orekstruar aq mirë sa asnjë drejtues i tyre nuk kishte lidhje me formimin demokristian e as me vlerat katolike. Pra, subjektet demokristiane të themeluara pas viteve ’90, nuk ishin promovues të vlerave të komunitetit katolik, apo të filozofisë demokristiane, por ishin vetëm pjesë e lojës për pushtet dhe të interesave të ngushta miskine. Kjo bëri që për vite me radhë të mos bëhej asgjë për personat e Kishës, apo për ata që ishin me të vërtetë martirë të fesë dhe të kombit, sepse katolikët shqiptarë nuk i kanë ndarë asnjëherë këto dy gjëra.

Sot, është një ditë e rëndësishme për parlamentin shqiptar, për Kishën Katolike dhe për demokracinë tonë të brishtë, sepse simboli i vuajtjeve të regjimit, Kardinali Ernesti ka mbajtur për herë të parë pas 70 viteve fjalën përshëndetëse në foltoren e Parlamentit.

Kjo është bërë e mundur falë dy personave, Tom Doshi dhe Eduart Ndocaj, që kanë histori të rëndësishme si familje katolike e patriotike në Veriun e Shqipërisë.

Realiteti i demokristianeve shqiptar sot për sot është në ditët më të vështira, sepse kemi kryetar demokristianësh që janë valltarë, dhe nuk kanë asnjë lloj interesi, nuk bëjnë asnjë lloj përpjekje për përfaqësimin e vlerave katolike, të komunitetit katolik dhe në formimin e tyre s’kanë fare po fare lidhje as me filozofine politike demokristiane.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: