Dy shqiptarë zgjidhen deputetë në Kuvendin e Suedisë

67

Janë publikuar tashmë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Suedi të mbajtura më 11 shtator.

Mes deputetëve të zgjedhur të parlamentit suedez janë edhe dy shqiptarët, Aida Birinxhiku dhe Adnan Dibrani. Lajmin e ka konfirmuar edhe Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, nëpërmjet një postimi në facebook ku ka shkruar se në bazë të votave të numëruara, Adnan Dibrani dhe Aida Birinxhiku janë zgjedhur deputetë.

“Me të gjitha votat e numëruara, tani mund të urojmë Adnanin dhe Aidën për vendet e tyre parlamentare në Parlamentin e Suedisë. Një arritje e madhe për t’u krenuar.

Po ashtu një mësim për ne në Kosovë që të mbështesim më shumë të rinjtë për të përmbushur ëndrrat dhe ambiciet e tyre. Urime!!”, ka shkruar Pacolli.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: